Ndoj dhe Mitaj

Mario Mitaj mes talenteve më të mirë të botës, në listë edhe mbrojtësi që refuzoi Shqipërinë për Greqinë

26 Dhjetor 2023, 09:39| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 09:45

  • Share

Mario Mitaj dhe Andrea Ndoji janë në listën e 270 talenteve më të mirë të futbollit për vitin 2003, që ka publikuar Qëndra Ndërkombëtare për Studime në Sport (CIES). Mbrojtësi i Kombëtares, Mitaj luan me Lokomotivën e Moskës dhe AEK-u i Athinës përfitoi 3 milionë euro nga shitja e 20-vjeçarit.

Për shkak të minutazhit të marrë sezonin e shkuar dhe këtë vit 2023, Mitaj ka lënë gjurmë dhe renditet mes talenteve më të mirë në mbrojtjes. Së fundmi për të ka shfaqur interes edhe Dinamo e Zagrebit në Kroaci.

Veç mbrojtësit kuqezi, një tjetër emër jo i panjohur për shqiptarët është edhe Andrea Ndoji. Mbrojtësi i Olympiacos është titullar me gjigantët grekë dhe disa muaj më parë refuzoi Shqipërinë për të zgjedhur Greqinë, teksa ishte pjesë e U-21 të kuqezinjve.

Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport ka përfshirë në këtë raport 270 talente nga 49 kampionate në të gjithë botën. Aty ndodhen edhe Balde i Barcelonës, Musiala i Bayern Munich apo edhe Bellingham i Real Madrid.

Faximile e CIES

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?