Mario Mitaj

Mario Mitaj ndryshon pozicion me Al-Ittihad, ekipi arab fiton me të titullar

4 Tetor, 13:47| Përditesimi: 4 Tetor, 13:50

  • Share

Merkato e verës solli një zhvillim të rëndësishëm për Mario Mitajn. Mbrojtësi i Kombëtares la Rusinë dhe kaloi në Arabinë Saudite me Al-Ittihad. Në ekipin e ri Mitajn e shohin si shumë të rëndësishëm, duke i ndryshuar pozicionin për ta pasur në fushë.

Tanimë Mitaj është një mesfushor dhe luan krah një emri si Kante, ndërsa Al-Ittihad vijon të fitojë. Mbrojtësi u aktivizua sërish titullar në triumfin 1-2 që skuadra e tij shënoi në transfertë ndaj Al-Okhdood, duke regjistruar kështu suksesin e dytë radhazi.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 51-të Karim Benzema zhbllokoi sfidën. Mitaj u zëvendësua në minutën e 62-të të sfidës, ndërkohë që Aouar, dyfishoi shifrat në minutën e 89-të, për t’i lënë më pas vendin golit të “nderit” të shënuar nga Al-Abbas për miqtë në minutën e 96-të.

Një detaj tjetër që vlen të theksohet është edhe fakti se këtë duel Mitaj u aktivizua në rolin e mesfushorit para mbrojtjes për të tretin herë radhazi, me teknikun Laurent Blanc i cili duket të ketë zbuluar një profil tjetër të djaloshit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?