Mario Mitaj me fanellën e Kombëtares dhe Lokomotivës së Moskës

Mario Mitaj 'në modë', Dinamo e Zagrebit bën ofertën e parë! Në Rusi vendosin çmimin e mbrojtësit të Kombëtares

27 Dhjetor 2023, 16:01
  • Share

Është vetëm 20 vjeç dhe Mario Mitaj është dëshirë e shumë klubeve në Europë. Mbrojtësi i majtë luan për Lokomotivën e Moskës, ekip që pagoi 3 milionë euro dhe e bëri të vetin verën e 2022 nga AEK-u i Athinës.

Tanimë pas mbrojtësit të Kombëtares janë vendosur disa klube, mes të cilave edhe Dinamos e Zagrebit. Gjigantët kroatë janë gati të afrojnë 500 mijë euro për një huazim gjashtë mujor që në janarin e 2024 dhe 3.5 milionë euro t'i derdhin në arkat e rusëve në verën e 2024.

Kjo formulë nuk është marrë në konsideratë nga moskovitët, që nga ana e tyre nuk e shesin mbrojtësin e së ardhmes pa 7 milionë euro. Ky është çmimi që Lokomotiva kërkon për "xhevahirin" e saj.

Tanimë Mitaj vlerësohet si i 14-ti në listën e 270 talenteve më të mirë të vitlindjes 2023 nga CIES dhe duket se hapësira që trajneri Sylvinho i dha në Kombëtare ka bërë efektin e vet.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 27/12/2023 16:17

    Ç’far do ketoner ky në Rusi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?