Mario Mitaj

Mario Mitaj shok me Karim Benzema? Dy oferta të reja për mbrojtësin e Kombëtares

5 Gusht, 12:25| Përditesimi: 5 Gusht, 12:27

  • Share

Mario Mitaj është ende 20 vjeç, por ka hedhur hapa të rëndësishëm në karrierë. Mbrojtësi i Kombëtares që është pjesë e Lokomotivës së Moskës po bën mirë dhe që në nisje të sezonit ka dhuruar një asist për rusët.

Veç Juventusit që ka kohë që e ndjek, në skenë për të kanë dalë edhe dy klube të reja. Lokomotiva e Moskës ka marrë kërkesë për informacion nga francezët e Nantes, teksa në garë është futur edhe klubi nga Arabia Saudite, Al-Ittihad.

Arabët kanë në përbërje yje si Karim Benzema apo Kante e Fabinho. Shuma që kërkojnë rusët për të lënë të lirë Mitajn është 10 milionë euro, gjë që për arabët nuk përbën problem.

Pritet të shihet nëse klubi dhe vetë Mitaj do pranojnë një ofertë për t'u larguar këtë verë, me djaloshin kuqezi që do preferonte një klub në Evropë dhe jo të kalonte në Arabinë Saudite në këtë moshë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?