Mariza Ikonomi

Mariza Ikonomi bëhet nënë për herë të parë: Vjen një ditë që Zoti të dhuron botën

17 Nëntor 2023, 07:59| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 08:08

  • Share

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi është bërë nënë për herë të parë! Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar edhe foton e parë si mama.

Këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” foton e para me të bijën, e cila siç ajo e tregon vetë, do të mbaj emrin ‘Melody’.

Krah fotove me vogëlushen, Melodinë e saj më të bukur të jetës, Mariza ka zbuluar edhe identitetin e njeriut që i ka “vjedhur” zemrën.

Mami Mariza dhe babi Blendi janë duke shijuar ditët pranë të voglës së tyre dhe ashtu si dhe vetë këngëtarja e thotë, Zoti i ka dhënë botën në duart e tyre.

“Dhe vjen nje dite qe Zoti te dhuron gjithe Boten dhe e vendos ate ne duart e tua. Melodia e jetes e sime! MELODY IKONOMI GREÇO! @blendigreco me dhe gjithe forcen dhe gezimin e kesaj Bote! Te dua”, shkruan Mariza krah fotove me vogëlushen.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 18/11/2023 08:16

    Urime, jetën e gjatë pastë Melody!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?