Mariza Ikonomi

Mariza Ikonomi e zhgjënjyer nga 'Kënga Magjike', ndoshta nuk do jem pjesë e festivaleve në të ardhmen

11 Dhjetor 2022, 10:41| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 15:43

  • Share

Mariza Ikonomi shfaqet e zhgënjyer për faktin që nuk mori asnjë çmim në edicionin e këtij viti në “Këngën Magjike”. Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale ajo ka ndarë me fansat zhgënjimin e saj dhe tha se nuk është e sigurt nëse do jetë sërish pjesë e festivaleve, duke treguar që është e pakënaqur nga ky edicion, pasi kënga është pëlqyer nga publiku.

“‘Mama’” ishte kënga që unë u paraqita këtë vit në ‘Kënga Magjike’. Misioni im u krye me sukses. Vërtet nuk mora asnjë çmim por ama kam marr votat e zemrave tuaja që në fillimet e karrierës sime e deri më sot me këngën time të fundit. Falë jush publik i dashur unë vazhdoj këndoj sepse ju jeni forca ime më e madhe. Çmimet për mua janë si flluskat e sapunit dhe këtë e kam vërtetuar shumë herët, por të lësh gjurmë me muzikën tënde, tekstet, vokalin është ajo çfarë kam synuar që kur kam marr mikrofonin për herë të parë kur isha vetëm një fëmijë. Prandaj mos u mërzisni për mua se nuk më dhanë atë që meritoja ashtu siç jeni shprehur edhe nëpër mesazhet tuaja sepse mua nuk më kanë identifikuar asnjëherë çmimet që kam marr por jetëgjatësia e këngëve dhe dëshira për t’ju dhuruar një copëz shpirti nëpërmjet muzikës sime. Prandaj edhe ua dhurova këngën ‘Mama’, sepse për mua është vlera më e shtrenjtë dhe nuk ka çmim për të por vetëm dashuri. Nëse do të ketë një festival tjetër këtë nuk ua premtoj dot, por këngë patjetër. Pse jo, një për baballarët kësaj here, se edhe ata i kemi shumë të shtrenjtë”, shkruan ajo në instagramin e saj

F.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lushka: 11/12/2022 17:11

    Alo alo ty te kafshoja... Nje fitues un dashurova... O Marisa Jo se????????ti o ylli edhe duhet ta pelqejne edhe te tjeret kengen tende...kush eshte kafshsuesja e rradhes fiton... Puno me gjunjet e me gojen... Mos u shfaq kaq naive shkove si mushka xhevdetit me moshe sa e sa festivale ke kaluar edhe si kan funksionuar e di me mir se kushdo. Marredhenie diplomatike jasht martesore fituese... Performance edhe kenge shum e bukur e jotja Mariza por ja qe paska edhe me te mira...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?