Politikë

Mark Gjonaj thirrje diasporës: Sot afati i fundit i regjistrimit, të mos sillemi si diasporë ‘Made in China”, vota juaj është zëri juaj

4 Mars, 14:36| Përditesimi: 4 Mars, 14:41

  • Share

Kryetari i Këshillit Koodinues te Diasporës, Mark Gjonaj ka bërë thirrje për tu regjistruar e gjithë diaspora shqiptare. Pas reagimit të mbrëmshëm në Top Channel ku theksoi se për votën e diasporës është punuar shumë dhe sot siç e parashikon Kushtetuta, kjo e drejtë është arritur .

Nga ana tjetër Gjonaj theksoi mbrëmē se shqiptarët aktivistë dhe që sakrifikojnë e duan vendin, duhet të regjistrohen për ta bërë Shqipërinë më të mirë e jo të sillen si diasporë “Made in China” duke mos marrë pjesë në votime.

Pas këryre deklaratave, Gjonaj ka reaguar edhe sot duke bërë thirrjen e fundit për tu tu regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit.

“https://youtu.be/Y25TuM7T0oI?si=gzy_cbJAaivwLmhj

LAST CALL
12 HRS LEFT TO REGISTER
THIRRJA E FUNDIT:
12 ORËT E FUNDIT PËR TË REGJISTRUAR
DEADLINE/AFATI:
MARCH 4TH / 4 MARS
TIRANA: 23:59
NEW YORK: 5:59 PM

Register here / Regjistrohu këtu:
https://kqz.gov.al/votues-nga-jashte/

Diaspora është Shqipëria
Vota juaj është zëri juaj
Përdorni zërin tuaj për Shqipërinë tonë!
STOP COMPLAINING,
START VOTING!
MOS U ANKONI,
POR VOTONI!

In solidarity,
Mark Gjonaj”, shkruan ai në mediat sociale.

Kush është Mark Gjonaj

Këshilltar në Bashkinë e New York-ut, ku përfaqëson Distriktin e Bronxit. I diplomuar në “Saint John’s University”, z. Mark Gjonaj është i pari shqiptaro-amerikan në bashkinë e New York-ut zgjedhur që prej 2017, ndërsa në 2012-2017 ka qenë anëtar i asamblesë së shtetit të Neë Yorkut. Aktivist i hershëm në çështjen e Diasporës shqiptare në shërbime filantropike duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm për kauzën shqiptare.

(Foto: Mark Gjonaj) 

S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?