Pas dorëheqjes nga mandatit i deputetit, Mark Marku ka kritikuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për mënyrën se si po e drejton PD. Marku tha se Basha nuk e sjell PD-në në qeveri, nëse nuk ndryshon, ndërkohë që shtoi se qëllimi kryesor i kryedemokratit është të mbaj nën kontroll partinë.
Marku tha më tej se Basha mund të rri në krye të opozitës pasi ka durim, por shoqëria shqiptare nuk mund të pres kreun e demokratëve për ndryshim.
'Nëse ndryshon e sjell. Një nga arsyet që dhashë arsyet është se unë nuk shikoj shenja dhe në momentin që nuk merr asnjë reagim mendon se është kot. Mendoj se qëllimi kryesor Bashës është të kontrolloj partinë. Ai mund të rrijë në krye se ka durim se është natyrë e tillë, por shoqëria nuk ka më hapësirë kohore për të pritur.'- tha Marku.
Lidhur me ish-liderin historike të së dajthtës, të cili SHBA e shpalli non grata, Mark Marku u shpreh se në këndvështrimin e tij, Sali Berisha duhej të ishte larguar nga politika dhe ta kishte ndërprerë karrieren që në vitin 2013.
“Sali Berisha në 2013 duhej të ishte larguar. Nuk duhej të kishte qëndruar. Po them sikur të isha unë. Cikli normal i politikave në demokraci është 8 – 8, pra 8 vite në opozitë dhe 8 vite në qeveri. Edhe të ikin. Berisha ka qenë në opozitë, ka ardh në pushtet e ka dyfish këtë aktivitet politik, ka kaluar prapë në opozitë, ka kaluar prapë në pushtet. Jep dorëheqje! Meritë e madhe që bëri zgjedhje, nuk i prishi zgjedhjet, iku vetë. Duhej ta kishte ndërprerë karrierën. Duke mos e ndërprerë ka krijuar një lloj mbivendosje të roleve. Një lider historik që ka peshën në parti dhe duke qenë aty elektrizon dhe një lider tjetër, po themi formal. Kjo mbivendosje e lidershipit është një nga arsyet pse PD nuk ka ardhur në pushtet”, tha Marku.
Pak javë më parë, Mark Marku i zgjedhur deputet nga zgjedhjet e 25 prillit, vendosi që të heqë dorë nga mandati që e fitoi në qarkun e Lezhës. Marku tha se këtë vendim e mori pasi nuk është dakord me vendimet e lidershipit të PD, Lulzim Basha. Marku shpërtheu në akuza të forta jo vetëm ndaj Lulzim Bashës, por edhe ndaj Sali Berishës, për të cilët thotë se e kanë shndërruar Partinë Demokratike në një parti që vetëm mbron interesat personale të tyre.
edhe Mark Markun e ka "blere"Rama? Pres nje pergjigje nga Pd :)
PërgjigjuFjalët tuaja janë në rregull, por në Shqipëri nuk kemi parti opozitare "të vërtetë". Në vend të kësaj, ne kemi partnerë të vërtetë të cilët ulen në të dy skajet e një "lëkundje të zhurmshme" për të balancuar njëri-tjetrin.
Përgjigju