Mark Rutte

Bota

Mark Rutte propozon formulë zbatimi: 5% të ndahet në buxhet fiks dhe blerje për mbrojtjen

2 Maj, 19:58| Përditesimi: 2 Maj, 20:02

  • Share

Shefi i NATO-s Mark Rutte u kërkon vendeve anëtare të çojnë në 5% të buxhetit shpenzimet për mbrojtjen nëpërmjet një formule.  

Ai u ka propozuar anëtarëve të aleancës që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 3.5% të PBB-së dhe të shpenzojnë 1.5% të tjera në artikuj të tjerë të lidhur me mbrojtjen për të përmbushur kërkesën e Donald Trump për një objektiv prej 5%.

Lajmin e publikoi agjencia e lajmeve Reuters. Propozimi i Rutte sipas saj do t'i lejojë presidentit të SHBA të shpallë një fitore në një samit të NATO-s në Hagë në muajin qershor, dhe njëkohësisht nuk angazhon vendet evropiane dhe Kanadanë të premtojnë 5% të shpenzimeve kryesore të mbrojtjes, një manovër që shumë shtete e shohin si politikisht dhe ekonomikisht të paqëndrueshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?