Donald Trump dhe Mark Zuckerberg

Bota

Mark Zuckerberg do t’i paguajë 25 milionë dollarë Donald Trump-it! Shkak një padi në 2021-in

30 Janar, 13:06| Përditesimi: 30 Janar, 13:12

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një marrëveshje ligjore me kompaninë Meta, që do të rezultojë në një pagesë prej afërsisht 25 milionë dollarësh.

Trump e paditi Meta-n dhe pronarin e saj, Mark Zuckerberg, në vitin 2021 pas pezullimit të llogarive të tij për shkak të trazirave të 6 janarit në Kapitol.

Në korrik 2024, Meta hoqi kufizimet e fundit mbi llogaritë e Trump-it në prag të zgjedhjeve presidenciale të SHBA. Marrëveshja e arritur u raportua fillimisht nga Wall Street Journal.

Sipas kësaj marrëveshjeje, rreth 22 milionë dollarë do të shkojnë në një fond për bibliotekën presidenciale të Trump, ndërsa pjesa e mbetur do të përdoret për shpenzimet ligjore dhe për paditës të tjerë që u bashkuan në procesin gjyqësor, shkruan Associated Press.

 Meta nuk ka pranuar asnjë faj për pezullimin e llogarive të Trump-it.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?