Kur sytë e gjithë botës janë përqendruar tek Izrael-Iran që kërcënon për një luftë të gjerë botërore, shqiptarët e PD-së akoma mendojnë për zgjedhjet e manipuluara nga ana e socialistëve ndërkohë që dështimin e kanë tek vetja.
Historia e mosnjohjes së zgjedhjeve, se mi vodhën, u korruptuan votuesit, i manipuluan socialistët, e sa e sa “arsye” të tjera, jo vetëm që nuk sjellin një zgjidhje, por është kthyer në një model që sa vjen e bëhet më i neveritshme për shqiptarët në tërësi.
Këtë e bën opozita vetëm për një arsye, se nuk e justifikon ndryshe humbjen. Kjo vjen për shkak të agresivitetit të saj se e do pushtetin medoemos për tu pasuruar dhe jo në dobi të shqiptarëve. Qëndrimi i saj i gjatë në opozitë e bën atë me tepër të padurueshëm sepse pa pushtet nuk jetojnë dot ata që janë mësuar ta vjedhin shtetin.
Të tjerët që ju vijnë mbrapa vërdallisen me duar në xhepa rreth liderit të tyre me shpresën se mund të ringrihet, por harrojnë që vdekja e tij politike ka mbarur si akt këtu 12 vjet më parë.
Çështja është se shqiptarëve u duhet një opozitë e fortë, e bashkuar dhe e qëndrueshme. Derisa kjo opozitë e shpërfytyruar që ka humbur busullën e saj dhe vazhdon të mbijetojë në ujërat e turbullta të partisë mëmë, ne nuk mund të flasim akoma për pushtetin e Edi Ramës sesi do të jetë në mandatin e radhës.
Sepse, përderisa ai i ka të forta pozitat e tij sepse e ka çimentuar elektoratin e tij me bindje të forta dhe të pa lëkundura, Edi Ramës nuk do hyjë asnjë gjemb në këmbë. Përkundrazi ai është bërë më i besueshmi i perëndimoreve, madje liderët e saj po këmbëngulin që Shqipëria të përshpejtojë hyrjen drejt familjes europianë vetëm e vetëm në sajë të zgjuarsisë së kryeministrit shqiptar.
Kaq i besueshëm është bërë Edi Rama për liderët e BE-së sa nuk e besojnë sesi mund të qëndrojë jashtë familjes së tyre një lider i tillë karizmatik dhe besnik ndaj parimeve euro-atlantike. Asnjëherë Shqipëria nuk është parë kaq faktor i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare se sa sot me këtë qeveri, e cila është kthyer në një mikpritëse i disa takimeve të rëndësishme deri tek më rëndësishmja si organizatore e Samitit të ardhshëm të NATO-s.
Kaq mjafton që shqiptarët të besojnë dhe të votojnë përsëri Edi Ramën. Sepse është e qartë se elektorati gri normal që do të shkojë tek ajo parti që është më e madhe, më bindëse në idetë e tyre, më e qëndrueshme në qeverisjen e tyre, më e sakrifikueshme në probektet e tyre, dhe më e besueshme në realizimet e premtimeve të tyre për mandatin e katërt të tyre qeverisës. As që bëhet fjalë që elektorati gri, pra të pa vendosurit të shkojnë drejt partive të vogla opozitare, sado që janë me ide të reja dhe të pa përlyer me korrupsionin, por që ju mungon bashkimi dhe harmonia ndërmjet tyre.
Sa për PD-në jo e jo, sepse është kthyer në një parti që zvogëlohet dita ditës duke humbur gjymtyrët e saj ngaqë nuk po mban as besimtarët e saj mbi trupin e saj të kalbur dhe që nga koka ka kaluar me kohë në një hemorragji të pashmangshme. Opozita e paraqet humbjen si shkak i vjedhjes se pozitës sepse nuk do ta paraqesë dështimin nga brenda vetit, që ka humbur jo vetëm besimin e shumicës së demokratëve, por edhe ata që i kanë besuar marrëzisht po largohen të lodhur dhe të zhgënjyer ndaj liderit të tyre shpirtëror..
E thashë të shumicës, sepse demokratët janë përçarë dhe janë shpërbërë në parti të vogla, si tek Shehaj, si tek Basha,si tek Lapaj, si tek Qori etj, etj, por që kanë harruar se duhen bashkuar me ide të qarta për të mposhtur Ramën, por që janë më të shumtë tek Partia kryesore sepse ata që e "mjelën" pushtetin e "babait" të tyre, nuk duan ta kuptojnë "vdekja" e tyre ka ardhur që atëherë kur "i lau duart" përgjithmonë lideri i tyre shpirtëror.
Pra të gjithë këta derisa të presin të vdesë fizikisht lideri i tyre nuk besojnë se Partinë Demokratike mund ta drejtojë dikush tjetër. Tani çështja është që e gjithë e djathta tjetër duhet të riorganizohet dhe të zgjedhë një lider të tyre të pa përfshirë ndonjëherë në pushtetet e djathtës dhe të riformatojë të djathtën e vërtetë, pa qenë aspak e lidhur me të shkuarën, por që ka qenë gjithmonë martire e vërtetë e vlerave të së djathtës.
Se, kur do të vijë dita, kjo varet vetëm nga e djathta e vërtetë, sepse pa riformatimin dhe bashkimin e tyre me ide të reja, socialistët me ose pa Edi Ramën do të jenë gjithmonë në pushtet me timonin drejt BE-së.
Komente

Nuk ka nevoje te bashkohen se mund te kene edhe pikpamje te ndryshme, por kur vjen puna per interesin kombetar, duhen te japin voten e tyre dhe mos te reagojne si kafshet e Partise Demokratike
PërgjigjuNuk kuptova pse duhet mposhtur Rama? Dhe pse nuk duhet që PS me apo pa Ramën të shkojë drejt BE??
Përgjigju