Marko Gjuriç

Kosova & Rajoni

Marko Gjuriç viziton Kosovën, kësaj here me leje

7 Gusht 2018, 20:02| Përditesimi: 7 Gusht 2018, 20:05

  • Share

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç do të vizitojë ditën e nesërme Kosovën.

Mediat kosovare kanë bërë me dije se kësaj here zyrtari serb ka marrë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme duke bërë kërkesën dhe duke plotësuar të gjitha kriteret.

Gjatë vizitës, Gjuriç i shoqëruar sekretari i përgjithshëm i presidentit serb, Nikola Selakoviq, do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut.

Disa muaj më parë, Gjuriç vizitoi Kosovën pa lejen e institucioneve përkatëse dhe si pasojë u shoqërua nga forcat policore jashtë kufirit. Ndalimi i tij në Mitrovicën e Veriut shkaktoi shumë reagime politike të ashpra nga pala serbe.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?