Marko Kepi flet nga Nju Jorku: Sot rasti i fundit, në total 15 shqiptarë të vdekur në SHBA

10 Prill 2020, 22:32| Përditesimi: 10 Prill 2020, 22:40

  • Share

Marko Kepi, president i shoqatës "Rrënjët shqiptare në Amerikë" dhe kandidat për asamblenë në Nju Jork u shpreh në një lidhje me Skype për "Pa Protokoll" se sot ka ndërruar jetë një tjetër shqiptar në SHBA, ndërsa në total numri ka shkuar në 15.

"Sot kemi humbur një shqiptar tjetër në Amerikë. Sipas shoqatave ka kaluar në 15 minimumi numri i shqiptarëve në 2-3 javët e fundit" tha ai. Në datë 4 prill, ambasadorja jonë në SHBA, tha se anëtarët e komunitetit shqiptarë që kanë ndërruar jetë janë nga shqiptarët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?