Andrea Marko

Marko në “Botërori +”: Gabimi i portierit quhet faj, e pafalshme e Caballeros

22 Qershor 2018, 13:05| Përditesimi: 22 Qershor 2018, 13:06

  • Share

Tema më e diskutuar e ditës së sotme në emisionin “Botërori +” në Report Tv ka qenë humbja e Argjentinës ndaj Kroacisë. Edhe specialisti i futbollit Andrea Marko ka shpjeguar pse erdhi kjo disfatë, ku faji kryesor ishte i portierit.

Në futbollin e sotëm, çdo gabim i portierit është faj. Nuk e kuptova se çfarë donte të bënte portieri i Argjentinës, Caballero, kur presioni mbi të nuk ishte aq I madh në momentin e golit të parë. Një gafë e pafalshme!

Nëse gabon Messi apo dikush tjetër në mesin e fushës, apo edhe pranë zonës, është diçka tjetër, por gabimi i portierit nuk mund të quhet më gabim, por faj i rëndë, sepse do të thotë të pësosh gol. Dhe Argjentina prandaj u mund…

Andrea Marko.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?