Andrea Marko në Botërori +

Marko në “Botërori +”: Mesfusha do të bëjë diferencën në finale

15 Korrik 2018, 15:33| Përditesimi: 15 Korrik 2018, 15:35

  • Share

Sipas specialistit të futbollit Andrea Marko, i cili ka analizuar përgjatë 32 ditëve ndeshjet e Kupës së Botës në emisionin “Botërori +” në Report Tv, diferencën sot në finale mes Francës dhe Kroacisë do ta bëjë mesfusha.

Në finalen e sotme diferencën do ta bëjë mesfusha. Në njërën anë është Modriç e Rakitiç, aftësite teknike të të cilave dihen tashmë, por në krahun tjetër janë Pogba, Matuidi dhe Kante.

Tre mesfushorët e Francës ndoshta nuk janë në lartësinë e Modriç, por janë motorikë, kanë më shumë energji, më shumë muskuj dhe ndërveprimi i tyre si grup mund të dalë në pah ndaj cilësisë së kroatëve, pa harruar që francezët janë disi më të freskët dhe më të rinj gjithashtu.

Andrea Marko, ekspert

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?