Marku i papërmbajtshëm, boksieri anglez dorëzohet në ‘kështjellën’ Wembley

21 Shkurt 2021, 11:59| Përditesimi: 21 Shkurt 2021, 12:00

  • Share

Boksieri shqiptar Florian Marku ashtu siç kishte premtuar mposhti britanikun Rajlan Çarlton në ndeshjen e tetë si profesionist për peshën ‘welterweight’.

Në ‘Uemblin’ magjik Marku e nisi furishëm, duke grushtuar disa herë kundërshtarin, teksa në raundin e katërt boksieri britanuk u duk se do të pësonte nokaut nga shqiptari, por gongu e shpëtoi. Nga ky moment Rajlan mori zemër dhe në raundin e gjashtë hodhi në tapet Markun.

Ky i fundit e kaloi me qetësi këtë moment dhe dhimbjen e ktheu në focë. Në raundin e tetë një breshëri grushtash gati e gjunjëzuan kundërhstarin, ndërsa stafi i tij hodhi peshqirin në shenjë dorëzimi. Për Markun kjo ishte fitorja e shtatë në karrierë, ndërsa një ndeshje e ka mbyllur në barazim. Ai ende nuk ka një humbje.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?