Projekti i stadiumit në Marok

Maroku do të ndërtojë stadiumin më të madh në botë, Spanja me ‘dhimbje koke’! Rrezikon finalen e Botërorit (VIDEO)

17 Shtator, 13:13| Përditesimi: 17 Shtator, 13:15

  • Share

Maroku është zotuar të ndërtojë stadiumin më të madh në botë, teksa përgatitet të organizojë Botërorin e 2030 sëbashku me Spanjën dhe Portugalinë. Kompania spanjolle ‘Cruz e Ortis’ ka përgatitur projektin, që parashikon një kapacitet prej 115 mijë vendesh, 10 mijë më shumë se Kamp Nou i ri.

Ky stadium do kushtojë rreth 460 milionë euro, ndërsa është një lajm aspak pozitiv për Spanjën, pasi pretendonte ta kishte të sigurtë finalen e atij Botërori. Stadiumi i ri në Marok përfshin një pistë atletike, pishinë të mbyllur, një qendër tregtare dhe hotel, duke përmbushur të gjithë kushtet e FIFA-s për një kompeticion të tillë.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?