Policia marokene deklaroi të premten se kishte sekuestruar 1.37 ton kokainë në Casablanca.
Droga ishte fshehur në një ngarkesë e cila mbante peshk të ngrirë, dhe importohej nga një kompani shpërndarjeje në qytetin më të madh të Marokut, thuhet në një deklaratë, raporton Reuters.
Hetimet paraprake dyshojnë se ngarkesa ishte importuar nga një vend i Amerikës Latine nëpërmjet Spanjës, tha policia marokene, duke theksuar se hetimet janë në vazhdim.
Komento