Presidenti i FSHF, Armando Duka dhe Naval Moutauakel, ish-Ministre Rinisë dhe e Sporteve të Marokut

Maroku kandidat, lobon në FSHF për Botërorin 2026

12 Maj 2018, 15:22| Përditesimi: 12 Maj 2018, 15:29

  • Share

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zhvilloi sot një takim zyrtar në selinë e FSHF-së me një delegacion nga Federata e Futbollit të Marokut, në lidhje me kandidaturën e këtij vendi për organizimin e Kupës së Botës 2026.

Prezent në takimin e sotëm ishin znj. Naval Moutauakel, ish-Ministre Rinisë dhe e Sporteve të Marokut, njëherësh edhe Zv/presidente e Komitetit të mbështjetjes së kanditaturës së Marokut për Kupën e Botës në futboll, për vitin 2026.

Gjithashtu merrnin pjesë, ish-futbollisti maroken me famë në 50 vitet e fundit në historinë e këtij vendi, Aziz Bouderbala, anëtar i këtij komiteti mbështetës, znj.Samria Sital, drejtore informacioni në televizionin kombëtar 2M, anëtare e këtij komiteti mbështetës.

Prezent ishte edhe Ambasadori i Marokut në Shqipëri, me seli në Romë, z.Hassan Habouyoub si dhe konsulli i nderit i shtetit të Marokut për Shqipërinë, Bujar Lybesha. Presidenti i FSHF-së vlerësoi iniciativën dhe kandidimin e Marokut për të marrë të drejtën e organizimit të Botërorit, si eventi më i madh botëror i futbollit:

Mendoj që do të jetë një diçka shumë e bukur nëse do të fitojë kandidatura e Marokut, por në të njëjtën kohë, po kaq e bukur, edhe nëse do të fitojë kandidatura e SHBA, e Meksikës, apo edhe e Kanadasë.

Për një gjë jam i sigurtë, që vendimi final do të jetë më i drejti, kushdo do të fitojë të drejtën e organizimit të Botërorit. Ajo që ka më shumë rëndësi është fakti që, sikundër ju në Marok, apo edhe në vendet e tjera kandidate, faktorët politikë janë afër futbollit dhe për të mirën e saj, për të mirën e lojës.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka

Ndërkaq, delegacioni maroken përcolli konsideratën dhe vlerësimin e tij për zhvillimin e futbollit në Shqipëri, teksa nëpërmjet zv.presidentes të Komitetit organizator, znj.Moutauakel theksoi:

Vlerësojmë jashtëzakonisht edhe pritjen tuaj në këtë fundjavë. Shqipëria në futboll ka bërë një progres të madh, dhe kjo është një diçka e dukshme. Për këtë ju përgëzoj. Jemi këtu për të kërkuar mbështetjen tuaj në lidhje me këtë kandidaturë. Maroku sot ka ndryshuar shumë, ka një zhvillim madh ekonomik e sportiv, dhe mund të them se është plotësisht gati që të mirëpresë fazën finale të Botërorit të vitit 2026.

Por, edhe në rast se kandidatura e Marokut nuk do të fitojë, sërish mes nesh, mes Federatës së Marokut dhe FSHF-së, rrugët e komunikimit dhe të bashkëpunimit do të vijojnë të intensifikohen edhe më shumë në projekte dhe nisma kooperimi të dyanshme.

Naval Moutauakel, ish-Ministre Rinisë dhe e Sporteve të Marokut

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?