Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Maroku pranon kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Ruben Saraivës! Akuzohet si ekzekutor i biznesmenit

21 Dhjetor 2023, 17:08| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 19:08

  • Share

Tetë muaj pasi i arrestua, Maroku ka pranuar kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Ruben Saraivës, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, si ekzekutori i dyshuar i biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të këtij viti në Shëngjin. Siç njofton policia, 28-vjeçar portugez, së shpejti do të ekstradohet.

'Sundimi i ligjit vijon të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet. Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri.'- njoftoi ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Ruben Saraiva, 28 vjeç, u arrestua në maj të këtij viti në Marok, dhe në momentin e arrestimit nuk bëri rezistencë. Vetëm pak javë më parë telefoni i Ruben Saraivës iu përcoll nga autoriteteve shqiptare nga homologët marokene.

Zbërthimi i komunikimeve të portugezit me anëtarët e tjerë të grupit të vrasësve me pagesë, katër britanikë dhe porositësi Edmond Haxhia, mbi qëllime të hakmarrjes prej konflikteve në disa dekada mes familjeve Nikulaj dhe Lekstakaj, do t’u shërbej hetuesve për t’i shtuar prova të reja ngjarjes së rëndë.

Të arrestuar në Britani të Madhe janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

Ardian Nikulaj po qëndronte ulur brenda biznesit të tij, kur portugezi, me skafandër hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. Për kryerjen e kësaj vrasje, Edmond Haxhia mori një armatë të tërë bashkëpunëtorësh të huaj, të cilët për ditë me radhë vëzhguan Nikulajn në hotel për të kronometruar momentin e ekzekutimit. Pas ngjarjes, një pjesë e vrasësve u larguan nga Rinasi dhe të tjerë në rrugë tokësore në Greqi, por shumë shpejt u arrestuan një e nga një.

Kujtojmë se me 4 dhjetor u ezkeutuar me breshëri plumbash, Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, teksa po lëvizte me automjetin e tij foristradë ML në aksin rrugor Lezhë-Milot. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku 40-vjeçari Entjan Nikulaj është viktima e tretë në harkun kohor të pak muajve, pasi pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulajnë muajin korrik u ekzekutua me armë zjarri në Balldre Nikolin Lekstakaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 22/12/2023 06:46

    U merzite me hotelet me 1 yll te marokut dhe mezi po pret te vish tek hotelet tona me 5 yje or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?