Shqipëria ka pasur një rritje të ndjeshme të importeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas të dhënave të INSTAT, rezulton se në muajin tetor të këtij viti, Shqipëria ka importuar 2.5 miliardë lekë mallra nga SHBA, duke njohur një rritje me 1.6 miliardë lekë më shumë se në tetorin e vitit të kaluar.
Po ashtu, edhe në rang 10 mujori, janar-tetor rezulton se Shqipëria ka ritëm pozitiv të rritjes së importeve me SHBA-në.
Këtë vit,në rang 10 mujori, importet arritën në 10.4 miliardë lekë në një kohë që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ato ishin në nivelin e 7.6 miliardë lekëve.
Tendenca nuk është njësoj në rastin e eksporteve.
Në tetor të këtij viti, Shqipëria eksportoi në SHBA mallra në vlerë 220 milionë lekë, duke njohur një rënie në krahasim me tetorin e vitit të kaluar kur niveli ishte 388 milionë lekë.
Edhe në rang 10 mujori, eksportet këtë vit kanë shënuar rënie.
Në janar-tetor 2018 eksportet shqiptare në SHBA ishin 4.3 miliardë lekë ndërsa në janar-tetor 2019 ato ranë në 3.1 miliardë lekë.
Komente
