Foto ilustruese

Kronikë

Marrëdhënie seksuale me të mitur dhe dhunë në familje, policia e Durrësit vë në pranga 2 persona të shpallur në kërkim

29 Korrik 2021, 09:32| Përditesimi: 29 Korrik 2021, 09:47

  • Share

Policia e Durrësit në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, ka vënë në pranga 2 persona për vepra të ndryshme penale.

I dënuar në vitin 2019 me 3 vjet, 7 muaj e 28 ditë burgim për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur", policia arriti të arrestonte 20-vjeçarin Klendi Xhura i cili ishte shpallur në kërkim.

Policia e Durrësit ka arrestuar 37-vjeçarin I.M në kërkim, pasi Gjykata e ka dënuar me burg për " për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës".

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 20-vjeçarin. H.K,  pasi ka tentuar t’i japë punonjësit të Policisë, 2.000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative për parkim të gabuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?