Foto nga video

Marrëdhënie seksuale në zyrë, Safet Gjici mund të akuzohet për shpërdorim detyre, pse ndryshon nga Shukri Xhelili! Ka 9 shtëpi e biznese, 1.5 mln euro transaksione

16 Qershor 2023, 17:08| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 17:39

  • Share

Pasojat e publikimit të një video, ku kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij, janë të shumëfishta. Karriera politike e kryebashkiakut socialist ka marrë një goditje shkatërrimtare, ndërsa qeveria nuk vonoi shkarkimin nga detyra. Ndërkaq, SPAK ka nisur hetimet kryesisht, meqenëse Gjici është subjekt i SPAK-ut për shkak të cilësisë si kryetar bashkie, pavarësisht veprës penale që dyshohet. Në rastin konkret, Gjici mund të akuzohet nga SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrë, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, për veprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta.

Gjici implikohet penalisht për faktin sepse marrëdhënien seksuale e ka kryer në zyrën e shtetit, duke pasjellë përfitime jo materiale. Ndërkaq, rasti i Safet Gjicit ndryshon nga ish kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili. Gjici ka shfrytëzuar zyrën e shtetit në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, ndërsa Shukri Xhelili përdori postin zyrtar për favore seksuale, duke i ofruar një vajze vend pune në bashkinë që drejtonte në këmbim një raporti seksual. Pikërisht për këtë rrethanë Shukri Xhelili u dënua me 2.8 vite burg për korrupsion dhe jo për shpërdorim detyre.

Ndërkaq, neni 105 i Kodit Penal, parashikon që kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet. Por, ky e nen e përfshin Gjicin vetëm nëse vajza punon në Bashkinë e Kukësit, pra nëse është vartëse e Gjicit. Deri më tani nuk dihet nëse vajza është apo jo pjesë e administratës së Bashkisë.

Nëse SPAK do të ngrejë ndaj Gjicit vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës, Gjici i shpëton verifikimit pasuror. Për shkak të veprimtarisë në fushën e biznesit, Safet Gjici është një nga kryebashkiakët më të pasur. Gjici rezulton pronar i 9 apartamenteve dhe njësive në Tiranë, lokal në Tiranë, pronar i një vile 3 katëshe në Tiranë me sipërfaqe 432 m2, dy sipërfaqe ullishte rreth 2 mijë m2, 400 m2 tokë arë etj.

Gjici deklaron transaksione me vlertë qindra mijëra euro, mbi 500 mijë euro huamarrje, mbi 600 mijë euro obligacione, rreth 300 mijë euro hua për shoqërinë “Eurogjici Security” që e kontrollon përmes të afërmeve të tij si dhe dhjetëra mijëra euro në llogari bankare. Safet Gjici menaxhon përmes familjarëve të tij kompanitë si: Euro-Gjici, -Eurogjici-Security, Kevin Construksion, Futboll Klub Kukësi, Manjola Gjici dhe Eronaldo.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Per ilirin: 17/06/2023 14:41

    O ilir o toç, po Ylli Pango ja mori nga 400milion lek top-hales per videon, pastaj Pango ishte ne shtepine e tij jo ne zyre.

    Përgjigju
  • Ilir: 17/06/2023 10:58

    SPAK duhet te kete parasysh dhe precedent shum me te keqinj si ai i Ministrit Ylli Pago. Rasti i Pahgos ishte shum me i keq sepse e perdori seksin per te dhene perfitime nga pozita zyrtare si minister.

    Përgjigju
  • Naku: 17/06/2023 08:26

    U prish edhe imazhi i socialistit perfekt qe nuk kishte as organe seksuale sepse ishte model per bashki

    Përgjigju
  • Iris: 17/06/2023 02:46

    /ARBEN/,po cfare kurthi ju ngrit?! Kurthin me te madh ja ngriti vete vetes Gjici.

    Përgjigju
  • Arben: 16/06/2023 22:24

    Ky kurth qe i eshte ngritur Safet Gjicit eshte bere per te goditur imazhin perfekt qe ka Partia Socialiste ne popull! Por strategjia e opozites do deshtoje! PS do triumfoje ne Kukes e Rrogozhine perseri madje me rritje te votave dhe keshtu populli do i jape opozites nje mesazh se me kesi metodash vetem humbje me te thella do kene!

    Përgjigju
    • Katy: 16/06/2023 22:59

      Ripjerdhja ...nga keto letyra udhehiqet atdheu yne. Duhen te rinj ekselente jo imorale,hajdute e injorante. Pra nje lider te punoje vetem per popullin.

  • Kosovari: 16/06/2023 22:00

    Po mire o Safet ti kete te Saliut gjete ? Nuk te mjaftoi vjedhja e votes doje dhe ti mbyllje gojen foltores?

    Përgjigju
  • Jani: 16/06/2023 21:49

    Duket qe e kane futur ne kurth. Ndaj edhe SPAK duhet te arrestoje menjehere ate vajzen si fajtore dhe ta shterngoje te gjeje kush e nxiti. Ndersa Safetin e gjore, qe i ngeli ne dore, duhet ta dekoroje vete kumandant Begaj makar Veliaj ne dekorata e tituj si hero i punes Ramiste! Ose fundja ta cojme ne Washington si ambasador model...

    Përgjigju
  • Shukriu: 16/06/2023 21:45

    Une i shkreti rash viktim nga vrimja ne brek se as vidio s,kam duke me ber gojore.U harova me kte te Gjicit.Me vjen keq por dhe mire se u reabilitova

    Përgjigju
  • Sehir muhabet: 16/06/2023 19:33

    Eh SKAP-i e kapi peshkun e madh

    Përgjigju
  • Alb: 16/06/2023 19:17

    Dhe populli prete me ju kry hadhet si kajen. Ky ashte kapitalizni zdogja mete futer

    Përgjigju
  • AltinTop: 16/06/2023 19:10

    O Rama kur do besh nje Podcast me Gjicin?

    Përgjigju
    • Xix: 16/06/2023 20:39

      Ka frike mos ngaterron mikrofonin hahah

  • Rilindja: 16/06/2023 19:04

    Ju lutena shume te na falni. Nuk kemi ca ti bejme Safetit. Si thoni ti presim hallatet ne mes te Kuksit? Nuk mjafton qe ju vodhi votat per te bere kryetar bashkie por ju derdhi kupen me gocen e foltores ne zyren e bashkise. Keta nuk jane socialista por specialista. E hoqem dhe kerkoi falje. Mesim per te tjeret mos ti poshterojne vellezerit opozitare ne ket far feje.

    Përgjigju
  • Lubonja: 16/06/2023 18:10

    Esht Artan Hoxha, nuk esht Safuti.

    Përgjigju
  • Mjeku: 16/06/2023 17:43

    Akuza duhet te jet per prishje detyre. Goca e forumit rinor te Saliut te kallezoj ne SPAK e mos ti prish provat.

    Përgjigju
    • Or tej: 17/06/2023 00:28

      Prishje ne detyre or teeeejjjjj

  • Qipi Dhasi: 16/06/2023 17:37

    Hani pini rrini qini/sa te jetè nastradini/hani vidhni sa te doni/sa tè jetè lala Gjoni...e mer Gjic Gjic...te lumte Palla..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?