Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm kinez Qin Gang zhvilluan bisedime "të sinqerta" dhe "të drejtpërdrejta" në Pekin të dielën, tha Departamenti i Shtetit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kina kërkojnë të stabilizojnë marrëdhëniet dypalëshe mes tensioneve në rritje.
Gjatë takimit shtatë orë e gjysmë në vilën qeveritare Diaoyutai, në Pekin, zoti Qin pranoi ftesën për të vizituar Shtetet e Bashkuara.
Po ashtu u ra dakord për më shumë vizita të përfaqësuesve të dy vendeve.
Përveç kësaj, të dyja palët do të vazhdojnë të punojnë për disa çështje "në nivel grupi pune", tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.
Pas takimeve kokë më kokë të zotit Blinken me zotin Qin, ata patën një darkë pune të dielën në vilën qeveritare Diaoyutai.
“Sekretari e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të mbrojnë interesat dhe vlerat e popullit amerikan dhe do të punojnë me aleatët dhe partnerët për të çuar përpara vizionin tonë për një botë që është e lirë, e hapur dhe që mbështet zbatimin e rregullave të pranuara ndërkombëtarisht”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në një deklaratë.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është kryediplomati i parë amerikan që viziton Kinën që nga viti 2018, për takime me ministrin e jashtëm kinez Qin Gang, kryediplomatin kinez Wang Yi, dhe ndoshta edhe me Presidentin kinez Xi Jinping.
Zyrtarë amerikanë, duke folur me gazetarët amerikanë pas takimeve të së dielës, nuk pranuan të thoshin nëse përfundimisht do të kishte takim të zotit Blinken me presidentin Xi apo se kur pritet të vijë në Uashington ministri Qin.
Në shkurt, zoti Blinken anuloi udhëtimin e tij në Pekin pasi një balonë spiune kineze hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së.
Ndihmës ministri i jashtëm kinez, i cili mori pjesë në takim, ndërsa postoi në Twitter një foto të takimit të dy zyrtarëve shkruajti se shpresonte që ky takim t'i rikthente marrëdhëniet mes dy vendeve në pikën që ranë dakord dy presidentët kur u takuan në Bali.
Zëdhënësi i DASH tha se “Sekretari amerikan nënvizoi rëndësinë e diplomacisë për mbajtjen hapur të kanaleve të komunikimit për të reduktuar rrezikun për keqkuptime dhe gjykime të gabuara”.
Sipas zyrtarëve të lartë amerikanë, çështjet kryesore në agjendë gjatë takimeve të zotit Blinken në Pekin të dielën dhe të hënën përfshijnë sigurinë rajonale, luftën ndaj përdorimit dhe trafikut të drogës, ndryshimet klimatike, stabilitetin makroekonomik global, amerikanët e arrestuar në mënyrë të paligjshme në Kinë, si dhe shkëmbimet midis popullit amerikan dhe kinez./VOA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm kinez Qin Gang zhvilluan bisedime "të sinqerta" dhe "të drejtpërdrejta" në Pekin të dielën, tha Departamenti i Shtetit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kina kërkojnë të stabilizojnë marrëdhëniet dypalëshe mes tensioneve në rritje.
Gjatë takimit shtatë orë e gjysmë në vilën qeveritare Diaoyutai, në Pekin, Qin pranoi ftesën për të vizituar Shtetet e Bashkuara.
Po ashtu u ra dakord për më shumë vizita të përfaqësuesve të dy vendeve.
Përveç kësaj, të dyja palët do të vazhdojnë të punojnë për disa çështje "në nivel grupi pune", tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.
I ngeci sharra ne gozhde gringove dhe tani u lepihen Kinezeve se po e shikojne qe u iku situata nga duart
Përgjigju