Fakte reale të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë sjellë për lexuesin shqiptar nga diplomati Llesh Kola. Ai ka botuar sëfundi librin "100-VJET ME SHQIPERINË", promovimi i të cilit u bë në vendlindjen e tij, Lezhë.
"E kam titulluar 100 vjet me Shqipërinë në mënyrë të njëanshme, sepse ata (amerikanët) kanë qenë 100 vjet me ne, ndërsa ne jo", tha Kola.
Të pranishmit në promovim shprehen vlerësime për librin e diplomatit Llesh Kola, i cili ka hulumtuar në arkivën e Departamentit Amerikan të Shtetit, në dokumente të viteve 1880-1980.
"Me një punë kërkimore disavjetore ia ka dalë të prezantojë për publikun kronologjinë 100-vjeçeare", tha shkrimtari Ernest Marku në kumtesën për librin e Kolës.
“100 vjet me Shqipërinë” vë në dukje se amerikanët nuk e harruan vendin tonë edhe pas Luftës s♪7 Dytë Botërore kur u ndërprenë marrëdhëniet diplomatike. Kujtojmë se marrëdhëniet më rifilluan më 15 mars 1991.