Anija që riktheu në Itali emigrantët

Marrëveshja/ 7 emigrantët e vendosur në Shëngjin kthehen në mesnatë në Brindizi

12 Nëntor, 07:49| Përditesimi: 12 Nëntor, 09:22

  • Share

Kanë mbërritur në mesnatë në Brindizi, (Itali) 7 emigrantët të cilët ishin vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë. Ata u nisën mbrëmjen e djeshme (11 nentor)  në orën 19:00 nga porti I Shëngjinit me anijen e rojes Bregdetare “Visalli”

Grupi i dytë i emigrantëve, u kapën në det e me anijen e marinës italiane “Libra’ zbarkuan në Shëngjin 4 ditë më parë. Dje Gjykata e Romës, seksioni i imigracionit, vendosi të pezullojë vendimin për ndalimin e tyre dhe çështjen tia kalojë Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Gjjyqtarët e Romës i janë drejtuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë duke kërkuar që të vendosë: Nëse prevalon ligji i qeverisë Meloni për të ashtuquajturat vende të sigurta, (që lejon një procedurë automatike dëbimi) apo vendimi i gjyqtarëve evropianë, sipas të cilit kërkesa e çdo migranti duhet të vlerësohet rast pas rasti.

Emigrantët, me origjinë nga Bangladeshi dhe Egjipti, u shoqëruan në bord me një minibus në një qendër për azilkërkuesit. Këtu ata mund të ndjekin procesin e zakonshëm të ekzaminimit të aplikimit. 

Sipas burimeve pas vendimit të një dite më parë të seksionit të imigracionit në Gjykatën e Romës, janë larguar nga Shëngjini dhe Gjadri dhe një pjesë e përsonelit Italian të cilët shërbenin në qendrat pritëse në Shëngjin dhe Gjader.

Janë mbi 80 përsona të cilët janë larguar mëngjesin e kësaj të marte dhe ende nuk dihet nëse do të zëvendësohen me përsona të tjerë.

Çështja ka nxitur një përplasje të ashpër mes qeverisë dhe gjyqtarëve.

Për zëvendëskryeministrin dhe udhëheqës i partisë anti-emigracion ‘Lega’ Mateo Salvinin ky është “një tjetër dënim politik kundër italianëve”, ndërsa për zv/kryeministrin tjetër, Antonio Tajani “disa italianë duan tia imponojnë linjën e tyre qeverisë”.

Sytë e të gjithëve janë përqendruar tashmë te 4 dhjetori i ardhshëm kur Gjykata e Lartë do të duhet të vendosë për mundësinë e gjyqtarëve që të veprojnë në mënyrë autonome ose t'i përmbahen listës së vendeve të sigurta të hartuar nga qeveria.

Ndërkohë Ministria e Brendshme italiane nga ana e saj do të dalë përpara Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të argumentuar çështjen e saj, por koha për zgjidhjen e çështjes premton të jetë e gjatë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dorheqja: 12/11/2024 21:00

    Meloni duhet te dorhiqet kjo metode eshte nje turp per evropen EU me standarde , ashtu si qeverite e tjera Italia duhet te beje zgjedhje te parakohshme pasi kjo metode nuk eshte funksionale pra eshte e padobishme per nje vend qe ka logjike , duket qarte nje veprim pa vlere.

    Përgjigju
  • Altin: 12/11/2024 11:30

    Faleminderit Musk qe kembengul te na i sjellin. Sa gje e bukur per ne. Pse nuk i shfaq syri keto lajme. Bravo shqiptarja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?