Benjamin Netanyahu

Bota

Marrëveshja bërthamore, kryeministri i izraelit Netanyahu-Teheranit: Gënjeni, fshihni aktivitetin tuaj bërthamor

30 Prill 2018, 21:41| Përditesimi: 30 Prill 2018, 21:44

  • Share

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vendi i tij ka “prova të reja dhe bindëse” se Irani e ka fshehur aktivitetin e vet bërthamor, duke shkelur marrëveshjen ndërkombëtare të vitit 2015, që synonte ta kufizonte ndërtimin nga Teherani të armëve bërthamore.

"Irani ka gënjyer për fuqinë bërthamore" dhe ka "rritur përpjekjet e saj" për të fshehur natyrën e programit pas nënshkrimit të marrëveshjes 2015, "një marrëveshje e bazuar në gënjeshtra, një numër të madh dokumentesh, që ekspozojnë faktet se Irani ka gënjyer gjatë të gjithë kohës” lidhur me marrëveshjen.

Netanyahu prej kohësh e ka kritikuar marrëveshjen e arritur nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina me Teheranin, në shkëmbim të heqjes së sanksioneve, që e kanë penguar ekonominë e Iranit. Ai ka thënë se marrëveshja nuk do ta ndalonte Iranin për t’u bërë një fuqi bërthamore.

Fjalimi i Netanjahut vjen pas një bisede telefonike që ai pati gjatë fundjavës me Presidentin Donald Trump, i cili ka kërcënuar ta shfuqizojë marrëveshjen dhe se do t’i rivendosë sanksionet ndaj Iranit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?