Marrëveshja e armëpushimit, ku parashikohet lirimi i pengjeve dhe të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit po vijon të zbatohet.
Burime izraelite citohen nga La Reppublica të kenë deklaruar se Hamasi ka njoftuar listën me 3 emra pengjesh që do të lirohen nesër dhe që është pranuar nga Izraeli.
Njëkohësisht, të shtunën Izraeli do të lirojë 90 të burgosur palestinezë. Këtë e ka njoftuar Hamasi i cili konfirmoi dakordësinë me palën tjetër për vijimin e operacioneve të lirimit.
Ato po asistohen nga kruqi I kuq që po ndihmon për finalizimin e tyre. Të enjten ushtria izraelite njoftoi se liroi 110 të burgosur ndërsa Hamasi liroi 7 pengje midis tyre 5 tailandezë.
Komente
