Bota

Marrëveshja e armëpushimit/ Hamasi liron 3 pengje, Izraeli do lirojë 183 të burgosur palestinezë

1 Shkurt, 08:15| Përditesimi: 1 Shkurt, 15:40

  • Share

Militantët e Hamasit liruan tre pengje të mbajtur në Rripin e Gazës prej 7 tetorit 2023, ngjarje një nxiti luftën, ndërsa Izraeli liroi 183 palestinezë të burgosur nga burgjet izraelite, pas marrëveshjes që ndaloi luftimet intensive 15 mujore.

U liruan 3 burra, Yarden Bibasin dhe Ofer Kalderon te zyrtarët e Kryqit të Kuq në qytetin e Han Junisit, ndërsa izraelito-amerikani Keith Siegel, iu dorëzua Kryqit të Kuq në Gaza, në pjesën veriore. Lirimi i tyre e çon në 18 numrin e pengjeve të liruara prej nisjes së armëpushimit më 19 janar.

Në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv, mijëra persona u mblodhën për të parë lirimin e pengjeve, transmetuar drejtpërdrejt të një ekran të madh. Pak pasi Siegel mbërriti në Izrael, një autobus u nis me 32 të burgosur për në Bregun Perëndimor. Rreth 150 të burgosur dërgohen në Gaza. Sipas autoriteteve palestineze, 183 të burgosur palestinezë lirohen këtë të shtunë, duke përfshirë dhjetëra që janë përballur me dënime të gjata apo me burgim të përjetshëm. 

Marrëveshja e nisur dy javë më parë, ka mundësuar edhe hyrjen e ndihmave në Gazë, si dhe kthimin e palestinezëve në vendbanimet e tyre në veri të Gazës. Në fazën e parë të armëpushimit 6-javor, parashihet të lirohen 33 pengje izraelite, në këmbim të rreth 2.000 të burgosurve palestinezë. Izraeli ka thënë se ka pranuar informacion nga Hamasi se tetë prej këtyre pengjeve janë vrarë në sulmin e 7 tetorit, ose kanë vdekur nën robëri.

Izraeli dhe Hamasi do të nisin bisedime javën tjetër për fazën e dytë të armëpushimit, duke përfshirë diskutimet për lirimin e pengjeve të mbetura dhe zgjatjen e armëpushimit pa afat kohor. Partneri i të djathtës ekstreme në koalicionin qeveritar të Netanjahut është duke bërë thirrje për rinisje të luftës, pas përfundimit të fazës së parë të armëpushimit. Nga ana tjetër Hamasi thotë se nuk do t’i lirojë pengjet e mbetura pa përfunduar lufta, dhe pa tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?