Përpara se të jetë një çështje politike, Marrëveshja e Detit me Greqinë është një çështje që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë ata qytetarë që jetojnë dhe ushtrojnë biznesin e tyre në bregdet, por edhe ekonominë e vendit në tërësi pasi do të përcaktojë më konkretisht përfitimet ekonomike që mund të ketë Shqipëria. Kështu e sheh ish diplomati Lisen Bashkurti arritjen e një marrëveshje me Greqinë. Sipas tij, përpjekjet për të nisur rinegociimin me diplomacinë greke duhet të përshpejtohen, por jo të nxitohen, pasi kryeminstrit Rama, njëkohësisht shefit të diplomacisë shqiptare i duhet të përballet me 3 probleme kyçe që ka vendi.
“Sfida më e madhe është që lidershipi i ministrisë së Punëve të Jashtme nuk është në motivimin e duhur. Për faktin se kryeministri Rama është i përqendruar në një sfidë trekëndore do ta quaja unë: Mes tërmetit dhe pasojave të mëdha, e përpjekjeve për eliminimin e këtyre pasojave që do të kërkojë kohë dhe resurse, kriza e Covid 19, që është një sfidë e papritur që ka sfiduar gjithë globin dhe është e paqartë sesi do të shkojë dhe kriza e thellë ekonomike që u shoqërua me një recesion që solli rritje të papunësisë dhe rënie të ekonomisë si dhe rritje të borxhit", thotë Lisen Bashkurti.
Sipas ish diplomatit nevoja për të ndryshuar ekipin negociator, nuk vjen vetëm për faktin se dështuan në arritjen e Marrëveshjes së Detit, por edhe se zhvillimet politike, lidhur me arritjen e marrëveshjes së Greqisë me Italinë dhe Egjiptin, kërkojnë një shqyrtim më serioz dhe më të thellë.
“Ky grup lypet të riformatohet jo vetëm se grupet e mëparshme kanë dhënë prova mos suksesi, por tani jemi në një situatë të re. Ky grup duhet të shqyrtojë me shumë kujdes vendimin e gjykatës kushtetuese të vitit 2010, e cila përcakton vijat e kuqe që diplomacia shqiptar nuk mund të shkojë më tej, por përcakton edhe metodologjinë që duhet të ndjekin negociatorët tanë, por kemi edhe 2 marrëveshje që duhen parë e studiuar, atë greko-italiane dhe atë greko-egjiptiane”, deklaroi ish diplomati.
Bashkurti bën një paralelizëm në emërimin si kryenegociator të bisedimeve për integrimin në BE të Zef Mazit, e thotë se ky shembull duhet të ndiqet edhe për ekipin negociator për marrëveshjen e Detit me Greqinë.
“Emërimi i Zef Mazit në krye të ekipit negociator me Bashkimin Evropian ishte një model inkurajues pozitiv që u vu në krye të ekipit negociator jashtë dhe pa interesa partiake”, u shpreh Bashkurti.
Por, përpara se të nisin negociatat, për ish diplomatin është e nevojshme ngritja e Gjykatës Kushtetuese e cila do të jetë vlerësuesja e marrëveshjes, kurdo që të arrihet ajo.
Shume i sakt zoteria me vlerësimet e tija
PërgjigjuGreku te heqi ligjin e luftes
PërgjigjuÇ`na e nxirrni kete vemje politike qe nuk dihet se per ke punon??!!
PërgjigjuFlitet qe ajo zone e Detit qe greqia ngul kembe per ta kaluar ne kufirin e saj , ka shume rezerva nafte, por kjo zone i perket kufirit shqipatar. Te dy shtetet per te mos patur mosmareveshje me njeri tjetrin dhe qe te qendrojne ne BE ne paqe dhe jo ne konflikte duhet qe te arrihet nje mareveshje dhe mareveshja me e mire eshte qe pala greke te lejoje pamvaresine e Camerise dhe pala shqiptare te afroje nje mareveshje per territorin e saj ujor duke u bazuar tek mareveshja qe kane bere Spanja me Francen per ishullin Phesant qe ndodhet ne Lumin Bidasoa, ku 6 muaj e qeveris Spanja dhe 6 muaj Franca dhe aty ka nje gje te bukur , dorezimi i ishullit behet me ceremoni e cila ndiqet nga mijra turiste. Nje gje te tille duhet ta beje dhe Shqiperia me Greqine , sepse, vec te mira do kemi , do kemi Camerine e pavarur si dhe mijra vizitore ne kohen e dorezimit nga njera pale tek tjetra.
Përgjigju