Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në emisionin e RAI1

Marrëveshja e emigrantëve me Shqipërinë, Meloni: Hera e parë që kam marrë kërcënime nga trafikantët! Çelësi për bllokimin e migracionit të parregullt

31 Tetor, 19:55| Përditesimi: 31 Tetor, 21:13

  • Share

Romë- Kryeministrja Italiane, Giorgia Meloni, tha se marrëveshja me Shqipërinë është zgjidhja e vetme që funksionon për të shkurajuar emigracionin e paligjshëm.

Madje për shkak të kësaj marrëveshjeje, ajo pohoi se ka marrë edhe kërcënime, duke shtuar se “kjo marrëveshje u prish punë edhe trafikantëve të qenieve njerëzore”, të cilët siç tha në një intervistë në televizionin publik italian Rai1, e kanë kërcënuar me jetë.

“Nëse ti emigrant i paligjshëm që paguan skafistët për të ardhur në Itali, dhe me këtë marrëveshje gjendesh jashtë kufijve europianë, kjo është pengesa më e madhe që mund të të vendosim. Dhe për të parën herë kam marrë kërcënime me jetë nga trafikantët e qenieve njerëzore”, u shpreh Meloni.

Sulmet që i bëhen kësaj marrëveshjeje nga opozita italiane, i konsideron thjesht politike.

“Partia Demokratike po kërkon të ndëshkojë italianët, pse nuk votuan për të”, theksoi kryeministrja italiane.

Meloni kritikoi edhe apelimin nga Gjykata e Bolonjës në Gjykatën Europiane të Drejtësisë të dekretit të qeverisë italiane të 21 Tetorit, që heq barrierat e zbatimit të marrëveshjes.

“Argumentimi i Gjykatës së Bolonjës i ngjan më tepër një fletushke propagandistike, sesa një argumentimi ligjor”, tha ajo.

Teksa më tej shtoi:

“Jam e bindur se arsyeja pse po bëhet gjithçka për të bllokuar protokollin me Shqipërinë, është se të gjithë e kuptojnë se kjo marrëveshje është çelësi i bllokimit të migracionit të parregullt”.

Deklarata u bë në emisionin ”Porta a Porta”, i transmetuar dje në mbrëmje.

Sipas Gjykatës së Bolonjës, dekreti i 21 Tetorit që shpalli 19 vende të sigurta origjine për t’i hapur rrugë zbatimit të marrëveshjes me Shqipërinë, pak ditë pasi Gjykata e Romës ktheu menjëherë në Itali 12 emigrantët e ardhur në Gjadër nga Egjipti e Bangladeshi, me argumentimin se vinin nga vende jo të sigurta origjine, bie ndesh me ligjet europiane.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?