Qendra e emigrantëve në Lezhë

Marrëveshja e emigrantëve Shqipëri-Itali, qendrat mbeten bosh, largohen 50 agjentët e parë! Do rimodelohet struktura

13 Nëntor, 07:51| Përditesimi: 13 Nëntor, 08:06

  • Share

Itali- Një “rimodulim” i forcave të policisë të pranishme në ambientet e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës është duke u zhvilluar.

Nga 220 njësitë aktuale që janë në efektivë dhe administratë, do të shkojë në 170, numri minimal për të garantuar menaxhimin e turneve dhe mbuluar shërbimet e nevojshme.

Lajmin e bën të ditur “La Repubblica”.

Teknikisht e quajnë “rimodulim”. Një reduktim i ndjeshëm i kontigjentit të pranishëm në Shqipëri, i cili kur ishte plotësisht operacional supozohej të ishte 295 njësi (personel) dhe që në vend të kësaj nuk i kalonte kurrë 220, duke përfshirë policë, karabinierë, financierë dhe policë të burgjeve.

Roma zyrtare po has vështirësi për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët, në lidhje me dërgimin e tyre në qendrën e pritjes dhe më tej të izolimit në Shëngjin dhe Gjadër.

Të dy grupet që u dërguan në muajt tetor dhe nëntor u rikthyen pas vendimeve të Gjykatës italiane dhe problemeve me paditë e hapura deri në gjykatat europiane. Kryeministrja Giorgia Meloni gjithsesi është e vendosur t’i shkojë deri në fund paktit qeveritar me kryeministrin Edi Rama.

Gazeta 'La Repubblica'  thotë se për qeverinë Meloni mënyra sesi po shkojnë procedurat dhe përplasja me drejtësinë për listën e famshme  të vendeve të sigurta, është më mirë që të përmbyllet me një përplasje midis Romës dhe Brukselit.

Reagimi i parë i qeverisë Meloni pas rastit të fundit të migrantëve që u dërguan në Shqipëri dhe që “u detyruan” nga një vendim gjykate të kthehen në Itali, ishte i menjëhershëm. Sipas zyrtarëve të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, ata janë të bindur se gjykatësit janë gabim:

“Prandaj do të shkojmë deri në fund dhe kemi besim se përpara Gjykatës së Drejtësisë Evropiane do të njihet arsyeja dhe interpretimi i qeverisë italiane.”

Reagimi erdhi pasi mbërritën në Brindizi 7 emigrantët të cilët ishin vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë më 8 Nëntor. Ata u nisën mbrëmjen e 11 Nëntorit drejt Italisë, në orën 19:00, nga porti i Shëngjinit, me anijen e rojes Bregdetare “Visalli”.

Kurse në grupin e parë gjatë muajit tetor erdhën 12 emigrantë të tjerë, por pas vendimit të Gjykatës së Romës, u rikthyen pas.

    A.Q/ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • AltinTop: 13/11/2024 10:42

      Do e marr ndonje oligark nga keto barkderrat per ta bere punishte peshku.

      Përgjigju
    • kris: 13/11/2024 09:50

      na ngleli ed rama me gisht ne goje

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?