Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga burgu, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes historike në Egjipt që i dha fund luftës së Izraelit në Gaza.
Meta shkruan se, përshëndet marrëveshjen e lirimit të pengjeve dhe arritjen e paqes.
'E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes historike të paqes në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Vlerësoj përpjekjet titanike të Presidentit Trump për arritjen e një paqe të qëndrueshme jo vetëm për popujt e Izraelit dhe Palestinës, por për të gjithë rajonin', tha ai.