Ekonomi

Marrëveshja me Italinë, kreu i ISSH Hado: Bashkimi i periudhave do lejohet vetëm kur qytetari nuk plotëson kushtet për të marrë pension! Aplikimet online

2 Korrik, 12:40| Përditesimi: 2 Korrik, 16:52

  • Share

Njohja e sigurimeve për efekt pensionesh mes Italisë dhe Shqipërisë do të ketë vlerë vetëm për ata emigrantë që nuk mund të plotësojnë vitet e punës në asnjërin shtet.

“Nuk ka nevojë për bashkim periudhash pasi me 15 vjet i plotëson kriteret sipas ligjit shqiptar për të marrë pension”, tha Hado

Pra kush nuk ka plotësuar minimumi 15 vite punë në Shqipëri apo minimumi 20 vite në Itali, saç është kufiri për të plotësuar marrjen e një pensioni sipas kritereve ligjore të 2 shteteve fqinje, mund t’i bashkojë ato. 

 “Nëse një qytetarë shqiptarë ka 14 vjet në Shqipëri dhe 19 vjet në Itali nuk e merr pensionin në asnjë vend sepse në Shqipëri nuk plotëson dot kriterin e 15 vjetëve ne Itali nuk plotëson kriterin e 20 viteve, atëherë bashkimi i periudhave e vendos në kushte ligjore në të dy vendet. Kur vjen puna tek llogaritja e pensioneve ne do ta llogarisim pensionin bazuar në ligjin shqiptare vetëm për 14 vitet që ka paguar në Shqipëri dhe Italia vetëm për 19 vitet që ka atje. Pra, ndahet pensioni, e merr të ndarë në dy pjesë, thjesht do bëhet llogaritja sipas viteve atje dhe viteve këtu”, tha Hado mes të tjerash.

Në një konferencë për mediat Drejtori i Institutit të Sigurimeve Astrit Hado tha se aplikimi do të bëhet online, në shtetin ku qytetari jeton.

“Qytetari nuk ka nevojë të vijë në institucion fizikisht, por bëjnë aplikimin e tyre online dhe po kështu ne veprojmë po online me dokumentacionin ia përcjellim palës italiane dhe ata neve. Të gjithë qytetarët shqiptarë që i duan vitet e punës dhe pensionin në Shqipëri, për efekt ligji, aplikimin duhet ta bëjnë në Itali. Nuk është nevoja të aplikojnë te ne, por aplikojnë te IMSI, ata na e sjellin ne dhe ne kryejmë veprimet”, shpjegoi Hado.

Nga marrëveshja mes 2 vendeve, e cila hyri në fuqi më 1 korrik dhe potenciali i përfituesve është 500 mijë shqiptarë, aplikimin e parë e bëri një emigrant që jeton në Itali, për të bashkuar periudhat kontributive.

“Me marrjen e kërkesës, do i dërgohet formulari kolegeve italian për bashkimin e kontributeve”, tha drejtori i ISSH Astrit Hado.

Nga kjo marrëveshje numri potencial i përfituesve është 500 mijë shqiptarë dhe mbulohen pensionet e pleqërisë, pensionet familjare, të invaliditetit dhe sigurimet për papunësinë

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?