Delegacioni qeverisë amerikane i udhëhequr nga Kreu Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA Adam Boehler, përfshirë Richard Grenell, të dërguarin special të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi do të udhëtojë në Athinë, Prishtinë, Beograd dhe Jerusalem.
Richard Grenell, përmes një postimi në Twitter tha se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është prioriteti kryesor i Administratës Trump.
Takimi i zyrtarëve të lartë amerikanë me përfaqësues të qeverisë së Kosovës sot në Prishtinë do të mbahet në orën 18; 00 dhe ata do të priten nga kryeministri Avdullah Hoti dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë.
Në këtë takim pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje të renditura në marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.