Bota

Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip

15 Janar, 20:32| Përditesimi: 15 Janar, 20:40

  • Share

1736969968_4000.jpg

Joe Biden

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë për armëpushimin mes Hamas dhe Izraelit, Joe Biden u pyet se a është meritë e Donald Trump kjo marrëveshje. 

 “Merita e Trump? Po bëjmë shaka?”,- u përgjigj ai, duke mbrojtur përpjekjet e administratës aktuale.

Por, shtoi se kishte punuar "në ekip" me Donald Trump për arritjen e marrëveshjes. 

"E dija që kjo marrëveshje do të duhej të zbatohej nga ekipi pasues, prandaj i thashë kabinetit tim të koordinohej ngushtë me ekipin që po vinte, për t’u siguruar që të gjithë të flisnim me të njëjtën zë," shtoi Biden.

Biden theksoi se kjo marrëveshje është fryt i një fushate diplomatike amerikane “të qëndrueshme dhe të kujdesshme” në bashkëpunim me Egjiptin, Katarin dhe palët përfshira.


Lajmi kryesor:

Marrëveshje Hamas-Izrael pas 467 ditësh luftë! Shtëpia e Bardhë e konfirmon! Katari: Armëpushim që nga e diela! Festë në Gaza (VIDEO)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?