Kronikë

Marrëveshja me Italinë/ Anija 'Cassiopea' sjell 49 emigrantë të paligjshëm në Shëngjin! 4 prej tyre do kthehen mbrapsht (VIDEO)

28 Janar, 07:20| Përditesimi: 28 Janar, 19:03

  • Share

LEZHË-  Katër nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin do të dërgohen në Itali mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve bëhet fjalë për tre emigrantë të mitur dhe një të rritur vulnerabël që do të kthehen në shtetin italian.

Ata mbërritën mëngjesin e sotëm (28 janar 2025) në Shqipëri së bashku me 45 emigrantë të tjerë me anijen ushtarake italiane “Cassiopea”, të cilët pas procedurave te verifikimit do te dërgohen ne kampin e Gjadrit.

Mbërritja në portin e Shëngjinit

Të shoqëruar nga karabinierët italianë dhe në grupe të vogla, emigrantët ecën në këmbë me qeset e rrobave në duar derisa mbërritën në kalatën e portit. Anija e marinës italiane mbërriti në port rreth orës 07.30 ndërsa zbarkimi zgjati plot tre orë, deri në 10:30.

Emigrantët, shumica nga Bangladeshi të tjerë nga Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia do t'i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare të parashikuara për ata që vijnë nga vende të sigurta dhe që nuk kanë dorëzuar dokumentet e identitetit. Ndalesa e parë e tyre është qendra pritëse brenda portit ku kryhet kontrolli shëndetësor nga ku ka rezultuar që 4 prej tyre duhet të kthehen në Itali brenda mbrëmjes së sotme.

Kjo është e njëjta procedurë sic ka ndodhur në tetorin dhe nëntorin e vitit të kaluar.

Pasi emigrantët të kenë ngrënë dhe të jenë pajisur me rroba të reja, do të nisë identifikimi i tyre dhe më pas destinacioni përfundimtar është kampi i Gjadrit në Lezhe, disa kilometra larg Shëngjinit.

Në kampin e Gjadrit emigrantët pritet të kalojnë disa javë në pritje të shqyrtimit të kërkesave për azil nga zyra emigracionit në Itali.

Riaktivizimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri vjen pas një pauze rreth dy muajsh. Në dy rastet e mëparshme emigrantët u kthyen mbrapsht për shkak të vendimeve të Gjykatës në Romë. Sipas vendimit të fundivitit të shkuar të gjykatës së kasacionit në Itali, lista e vendeve të sigurta është një kompetencë e qeverisë, çka i jep liri momentalisht ekzekutivit italian të veprojë sipas planeve të tij. Në lidhje me çështjen e emigrantëve, pritet të jepet një vendim edhe nga gjykata europiane e drejtësisë në 25 shkurt.

Ora 18:51
Emigrantët në Shëngjin, 4 prej tyre do kthehen mbrëmjen e sotme në Itali, ja arsyeja

TIRANE- Katër nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin do të dërgohen në Itali mbrëmjen e sotme.

Sipas burimeve bëhet fjalë për tre emigrantë të mitur dhe një të rritur vulnerabël që do të kthehen në shtetin italian

.Ata mbërritën mëngjesin e sotëm në Shqipëri së bashku me 45 emigrantë të tjerë me anijen ushtarake italiane “Cassiopea”, ndërsa pa procedurave te verifikimit do te dërgohen ne kampin e Gjadrit.

Grupi i tretë i emigrantëve të paligjshëm që mbërriti këtë të martë në Shqipëri erdhi pas 2 muajsh pezullim për shkak të vendimeve të gjykatave në Itali që urdhëruan në dy rastet e para, dërgimin e emigrantëve në vendin fqinj.Kjo pasi Gjykata e Romës nuk konfirmoi si të ligjshëm ndalimin e tyre. Emigrantët e paligjshëm mbërritën në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni firmosur në nëntor 2023.

Ora 11:46
VIDEO/ Me qese të mbushura me rroba, zbresin nga anija italiane 49 emigrantët që do të akomodohen në kampin e Gjadrit

Kanë zbritur nga anija italiane “Casiopea” në portin e Shëngjinit 49 emigrantët e paligjshëm nga Egjipti dhe Bangladeshi.

Nga pamjet që sjell Report Tv, emigrantët shihen me rroba e qese në duar, teksa në radhë shkojnë drejt qendrën pritëse, ku do t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor.

Ky është grupi më i madh i emigrantëve që zbarkojnë në vendin tonë, që pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes Itali – Shqipëri, pas një ndalese prej rreth dy muajsh.

Xh.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?