Marrëveshja Kosovë-Serbi, Andoni në Report Tv: Politika e Albin Kurtit po bën hapa të vegjël, por do të çojnë në njohjen reciproke

28 Gusht 2022, 14:06| Përditesimi: 28 Gusht 2022, 18:57

  • Share

Kosova dhe Serbia u pajtuan të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve dhe kjo marrëveshje shënoi fitoren e betejës të reciprocitetit për Albin Kurtin. Për këtë temë foli analisti Ben Andoni, i cili ishte i ftuar në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.

Sipas Andonit, politika e Albin Kurtit po bën hapa të vegjël por që do të ndikojnë në marrëveshjen finale për njohjen reciproke. Ndërsa thotë se ka një lëshim edhe për palën serbe në Kosovë që asistohet nga Beogradi, por nuk merr ndihmën e nevojshme.

“Unë besoj që pjesërisht suksesin më të madh e ka ekipi i negociatorëve ku vlerësoj se pjesë e politikës së Kurtit për reciprocitetin, ndonëse po bën hapa të vogla, janë shumë konsistent për marrëveshjen finale dhe po shkon drejt një udhe. Në fakt, është e dukshme një pjesë e lëshimit nga ana serbe, jo thjesht për justifikimin që Vucic ka bërë para qytetarëve të tij në Kosovë sepse kështu i konsideron, sidomos pjesën politike, por të gjithë atë që ka menduar për të ardhmen e serbëve të Kosovës që për hir të vërtetës, Beogradi i asiston por nuk i jep ndihmën që presin. Kjo do të thotë që pjesa e vështirë është teknike”, tha Andoni.

Më pas shtoi se kleçka ishte tek makinat e serbëve të Kosovës që janë të regjistruara në Serbi pasi Kosova donte që të limitoheshin ose t’u hiqeshin barrierat.

“Serbët e Kosovës i rrethonte kur shkonin e vinin në Serbi, tani është më e limituar, tani do manovrojnë me dokumentet e Kosovës por do ketë lëshim pjesa që merr dokumentat në Serbi. Këtu është klecka sepse një pjesë e serbëve të Kosovës, makinat i ka të regjistruara në Serbi dhe Kosova donte që këto makina që vijnë të limitoheshin ose t’u hiqeshin këto barriera se është vetëm ekonomia mbi palët dhe duket që në atë shkëmbimin e mallrave po prevalon dhe mesa shikoj është hequr pjesa serbe. Nëse nuk është qytetar i Kosovës dhe vjen nga Serbia, ka një dokumentacion shtesë”, tha Ben Andoni.

Kosova dhe Serbia arritën një ditë më parë marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia i ka njohur dokumentet e Kosovës duke sjellë që qytetarët do të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, për Politikën e Jashtme Josep Borrell njoftoi se sipas Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për qytetarët e Kosovës, çka solli që edhe kryeministri Albin Kurti të mos vendosë masën e reciprocitetit për qytetarët serbë, ndonëse kishte paralajmëruar që do të vihej më 1 shtator nëse s’do arrihej marrëveshje.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat konsiston në riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia. Qeveria ka argumentuar se qytetarët do të kenë afat prej dy muajsh për t’i riregjistruar makinat në targa RKS- Republika e Kosovës. Serbia ka propozuar që serbët në veri të pajisen me targa KS - që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por Kurti ka hedhur poshtë këtë propozim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 28/08/2022 14:59

    Hapa te vegjel,te sigurte,konsistente dhe që shkojne drejt fundit te tunelit. Bravo Albinit dhe LVV.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?