Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku e ka cilësuar nënshkrimin e marrëveshjes në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë, si një tregues që presidenti Trump hodhi poshtë propagandën e Edi Ramës se ndarjen e Kosovës e pranonte dhe Amerika.
"Te pikelluarit e medhenj te Ballkanit jane sot Rama dhe Vucic, qe planifikuan copetimin e Kosoves, qe lobuan e paguan kripur per te bindur deri keshilltarin e sigurise kombetare ne Shtepi te Bardhe Bolton, se ndarja e Kosoves do te ishte e vetmja zgjidhje ballkanike per konfliktin Serbi Kosove.
Sot dy te pikelluarit qe buzeqeshin nga halli, jane humbesit e medhenj te Ballkanit.
Firma e presidentit Trump ne Shtepine e Bardhe grisi planet e Rames dhe Vucic per te ndare Kosoven. Sot presidenti i SHBA tregoi se Kosova Serbia e Ballkani kane rruge e mundesi te tjera per te jetuar ne paqe e te zhvilluar,se ndarja e copetimi i Kosoves nuk eshte opsion.
Rama dhe taborri i tij i propagandes jane ne panik, pasi per dy vjet mashtruan e helmuan publikun me tezen se Ndarjen e Kosoves e paska dashur SHBA e Shtepia e Bardhe.
Sot firma e Trump ne Shtepi te Bardhe tregoi qarte se teorite e ndarjes dhe implikimit te SHBA ne te ishin mashtrime te paguara e lobuara nga lobet proserbe ne Washington dhe sejmenet e tyre ne Tirane:, shkruan Çollaku.
Lajmi kryesor:
Marrëveshja Kosovë- Serbi në SHBA/ Rama: Asnjë tradhti burra! Meta: Hap kyç! Kim: E rëndësishme për paqen në Ballkan! Basha: Kontribuon për njohjen e Kosovës
B.K./ReportTv.al