Një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe synon të transformojë qytetet shqiptare në vende të sigurta dhe të avancuara digjitalisht me teknologji moderne. Në faqen e Kuvendit të Shqipërisë është publikuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes, për firmosjen e së cilës erdhi vetë në Tiranë, presidenti i emirateve, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Për projektin “Smart City”, qeveria e Emirateve të Bashkuara do ta ndihmojë Shqipërinë me një hua 118.5 milionë USD, me interes 4%, dhe objektiv është implementimi i teknologjinë së inteligjencës artificiale në kamerat që pritet të instalohen në të paktën 20 qytete strategjike të vendit.
Në total, në këtë investim, i cili pritet të marrë dakordësinë edhe në Parlament, do të instalohen 8,657 kamera inteligjente, në të cilat 2,239 janë kamera të teknologjisë ANPR, thënë ndryshe për njohje automatike e targave. Pjesa tjetër, 2,602 kamera PTZ, të specializuara për monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkeljeve gjatë lëvizjeve të automjeteve. Të fundit, por jo më pak të rëndësishmet janë është edhe rikthimi i kamerave të trupit për policinë. Do të merren plot 3,816 të tilla, të cilat do të lidhen me një sistem të centralizuar për mbikëqyrje dhe reagim të shpejtë. Vite më parë, Policia e Shtetit instaloi kamerat e trupit, por në mungesë mirëmbajtjes, siç u vendosën edhe u prishën.
Për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe autostrada do të instalohen po ashtu edhe 100 radarë inteligjentë dhe 100 censorë zhurme për të monitoruar shpejtësinë dhe sigurinë e trafikut. Përmes projektit “Smart City” do të mundësohet monitorimi dhe identifikimi në kohë reale i makinave që qarkullojë në akset e konsideruara me interes prioritar për policinë, si dhe në të gjitha pikat e kontrollit kufitar.
Përmes këtij programi synohet rritja e sigurisë dhe uljen e numrit të vrasjeve, plagosjeve, krimet seksuale, rrëmbimet, kërcënimet për grabitje, aksidentet, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor e shumë të tjera.
Sa i përket detajeve të huamarrjes, vlera prej 118.5 milionë USD do të nisë shlyrjen në gusht 2028 dhe do të paguhet çdo gjashtë muaj, deri në vitin 2040.
Kliko për të lexuar dokumentin
Komente

Po ato kamerat qe policia u kapi krimineleve qe i kishin instaluar ne rruge ku kontrollonin /zonat/ e tyre,c'u be me to?
PërgjigjuTenderin e marrin miqte e rilindjes,blejne kamera kineze nga 10 usd copa e shenojne 500 usd copa, atoo nuk punojne asnje dite
PërgjigjuVetem keshtu ,ndergjesohen Shqipetaret
Përgjigju