Marrëveshja me Bashën, Duka në Report Tv: Kërkuam 2 vende të sigurta por ramë dakord për 1! Nëse PD u jep më shumë partive të tjera, s’ka problem

13 Janar 2021, 16:56| Përditesimi: 13 Janar 2021, 18:08

  • Share

Kreu i PAA Agron Duka në një intervistë për Report Tv konfirmon marrëveshjen me PD për të hyrë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në një listë të përbashkët dhe që ai do të kandidojë në Durrës, në vend të tretë në renditjen e listës së kandidatëve.

Duka tha se fillimisht kanë kërkuar 2 vende të sigurta por në fund kanë rënë dakord me PD-në për 1 vend, duke bërë kështu një sakrificë sipas tij për hir të 7 viteve në koalicion me PD-në.

"Nuk është se jemi të kënaqur në kuptimin që i plotësuam të gjitha kërkesat. Pretendojmë për 2 vende të sigurta ndërkohë që Ramë dakord që të kemi një vend fitues dhe përfaqësues në të gjitha qarqet. Atë që kamë thënë,  kur them  që nuk jam poshtë të 3 të jeni të sigurt se nuk jam poshtë të 3.

Nuk besoj se ka të pakënaqur nga marrëveshja, kam rreth 7 vjet që jam në koalicion me PD dhe kam qenë shumë korrekt dhe ndjej se kam një farë simpatie në rradhët e së djathtës sepse në fund të fundit votat nuk kanë ngjyrë. Me sa shof unë nuk kam armiqësi nga të gjitha palët dhe nga palët e PD, të cilët më respektojnë për konseguencën që kam pasur kohët e fundit.

Edhe pse skam qenë dakord  për djegien e mandateve e bëra, kam qenë korrekt në të gjithë qëllimin e opozitës dhe kjo ka rezultuar në mënyrë pozitive në të gjitha marëdhëniet e së djathtës me mua”, tha Duka.

Ndërsa u pyet nga gazetari nëse marrëveshja e tij me PD do sjellë pakënaqësi te përfaqësuesit e tjerë të partisë së tij apo dhe te aletatët e tjerë, ai e mohoi një gjë të tillë. Teksa u ka bërë thirrje partive të djathta të bashkohen ai shtoi se nëse nga PD ndonjë partie tjetër opozitare do ti jepen më shumë vende të sigurta, për të thekson se s’do të ketë asnjë problem.

“Ne pretendonin që meritonte të paktën 2 vende të sigurta, por ramë dakord jo sepse na u mbush mendja se kështu duhet të jetë por për të qenë korrekt në këtë qëndrim 7 vjeçar mendoj të sakrifikoj në njëfarë mënyre dhe të pranoj një vend të sigurt. Përfaqësues në të gjitha qarqet e shqipërisë.

Unë para se të marr vendimin kam bërë takim me përfaqësues të PAA dhe jam konsultuar me to. Nga ana tjetër nuk di sa pakënaqësi mund të ketë nga anëtarë të tjerë apo aleat të tjerë. Nëse PD uy jep më shumë atyre unë jam i kënaqur, ska asnjë rëndësi.

Nësë gjykohet se maksimalizohet vota duke  i dhënë dikujt më shumë ska asnjë problem. Madje u bëj thirrje partive të djathta të bashkohen,. Sa më shumë vende të marrin partitë e tjera aq më mirë për ne”, tha Duka.


Lajmi kryesor:

Agron Duka arrin marrëveshjen me Bashën, në zgjedhje me listë të përbashkët! Flet për Report Tv: Jo poshtë vendit të 3-të në Durrës


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?