Foto ilustruese

Marrëveshja me Britaninë, kërkesat për transferimin e të dënuarve mund të bëhen dhe nga familjarët

8 Shtator 2023, 10:12| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 10:25

  • Share

Kërkesat për transferimin e të dënuarve mund të realizohen dhe nga familjarët. Kjo pikë është dakordësuar dje (7 shtator)  gjatë një takimi dypalësh mes ministrisë së Drejtësisë dhe përfaqësuesve të Ambasadës Britanike në Tiranë, ku u diskutua mbi zbatimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Anglisë për transferimin e të dënuarve.

Në takimin e zhvilluar në ambientet e ministrisë së Drejtësisë u diskutua për masat konkrete që do të ndërmerren nga të dyja palët, me qëllim garantimin e zbatimit të Marrëveshjes për transferimin e personave të dënuar si dhe mënyrën e shqyrtimit dhe përcjelljes së dokumentacionit në çdo fazë si dhe mbi kohëzgjatjen e procedurës.

“Një takim i frytshëm, ku u diskutua për masat konkrete që do të ndërmerren nga të dyja palët, me qëllim garantimin e zbatimit të Marrëveshjes për transferimin e personave të dënuar. U diskutua mbi mënyrën e shqyrtimit dhe përcjelljes së dokumentacionit në çdo fazë si dhe mbi kohëzgjatjen e procedurës”, njofton Ministria e Drejtësisë.

Përgjatë procesit, institucionet tona gjyqësore dhe ekzekutive do të shkëmbejnë përvojën e tyre me palën britanike, si dhe do të trajnohen me mbështetjen e autoriteteve britanike për procedurën që do ndiqet në zbatim të marrëveshjes së lartpërmendur dy-palëshe”

Në takim ministria e Drejtësisë u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu.

Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar u miratua më 19 korrik nga qeveria shqiptare.

Transferimi do të bëhet me dhënien e pëlqimit të personave të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të jetë dhe në varësi të kapaciteteve që kanë burgjet tona.

Ndërkohë nga një dokument të publikuar nga "The Telegraf"  Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të marrë të 200 burgosurit më të rrezikshëm shqiptarë në burgjet e saj sipas marrëveshjes së ratifikuar këtë javë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?