Komisioneri evropian për zgjerimin Olivier Varhelyi, Një ditë pas publikimit të progres Raportit ka vizituar sot Shkupin zyrtar, ku gjatë takimit me kryeministrin Zoran Zaev është shprehur se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare, por për mbajtjen e saj nevojitet arritja e marrëveshjes me Bullgarinë..
“Është në interes të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të gjejnë zgjidhje. Pa mirëkuptim në këto çështje, do të jetë shumë e vështirë të shkohet përpara. Është koha të arrihet marrëveshje. Shohim angazhim dhe jemi shumë optimistë. Nëse mund të ndihmojnë, do ta bëjmë. Nuk është e pamundur të gjendet zgjidhje, nuk do të dramatizoja shumë, por sigurisht është shumë serioze. Kemi proces negociues që është i njohur për vendin, por na duhet pajtim nga të gjitha vendet anëtare”- theksoi Varhelyi.
Në fjalën e tij euro komisioneri pati porosi të veçanta për ligjvënësit dhe qeverinë maqedonase, ku insistoi në përdorimin e një procedure normale në miratimin e ligjeve dhe jo të shpejtë siç ishte praktikuar vitet e fundit.
Kryeministri Zoran Zaev, theksoi se të gjitha shqetësimet e BE do të adresohen dhe se prioritetet e ekzekutivit do të harmonizohen me rekomandimet e theksuara në raportin e KE-së.
Raporti i KE-së publikohet në periudhën e re afirmimit të reformave dhe programit të Qeverisë. Ai paraqet mjet të shkëlqyeshëm për përcaktim të saktë të prioriteteve dhe planeve sektoriale në periudhën e ardhshme”-tha Zoran Zaev.
Në progres raportin e bërë publik ditën e djeshme vendi ka shënuar progres të pjesshëm në disa sfera, por pritet angazhim më i madh në gjyqësor, luftë kundër korrupsionit dhe në reformimin e administratës publike.
Fuqite e medha, I trazuan vete keto gjirize nje here e nje kohe,me traktatet qe benin ne kurriz te popujve te vegjel dhe tani ta lene kopilin ne dere!
Përgjigju