Sociale

Marrëveshja me Italinë, 15 emigrantë të dëbuar mbërrijnë në Shëngjin, pritet të transferohen në Gjadër

26 Qershor, 17:06| Përditesimi: 26 Qershor, 20:24

  • Share

Një tjetër anije e rojës bregdetare italiane ka mbërritur pasditen e së enjtes në portin e Shëngjinit, duke sjellë 15 emigrantë të cilëve u është refuzuar azili në Itali.

Mjeti lundrues u ankorua rreth orës 18:00, ndërsa emigrantët janë dërguar fillimisht në qendrën pritëse për procedurat përkatëse, përpara se të transferohen në kampin e Gjadrit.

Kjo është hera e katërt që emigrantë të dëbuar nga Italia mbërrijnë në territorin shqiptar, në kuadër të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, që buron nga dekreti i ri i qeverisë italiane të kryesuar nga Giorgia Meloni.

Aktualisht, në kampin e Gjadrit ndodhen rreth 30 emigrantë, të cilët po qëndrojnë aty deri në përfundimin e procedurave të deportimit drejt vendeve të tyre të origjinës, me një afat maksimal prej 18 muajsh.

Fillimisht, kampi i Gjadrit ishte parashikuar të funksiononte si një qendër pritjeje për azilkërkuesit e shpëtuar në det, me qëndrim maksimal deri në 28 ditë. Por pas ndryshimeve ligjore të miratuara nga qeveria italiane, funksioni i kësaj qendre është zgjeruar, duke e kthyer atë edhe në një qendër ndalimi për personat që presin deportimin pas refuzimit të azilit.

SI.E./S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?