Sociale

Marrëveshja me Italinë/ Anija ‘Libra’ sjell të prangosur 40 emigrantë me urdhër dëbimi, dërgohen në kampin e Gjadrit

11 Prill, 10:31| Përditesimi: 12 Prill, 07:25

  • Share

Në Portin e Shëngjinit përmes anijes "Libra" kanë mbërritur sot 40 emigrantë nga Italia me urdhër dëbimi, në bazë të dekretit të Qeverisë Meloni që tashmë këto qendra do të përdoren edhe për ndalimin e emigrantëve që presin dëbimin dhe që nuk kanë më të drejtë për azil. 

"Libra" u nis nga porti i Brindisit pak para orës nëntë, ndërsa mbërriti rreth orës 16:00 në Shëngjin. 40 emigrantët, dhe sipas La Repubblica janë kryesisht tunizianë dhe marokenë,  por edhe vende të tjera si Bangladeshi dhe Moldavia. Ata zbritën nga anija të prangosur dhe u transferuan direkt në qendrën e Gjadrit, pasi procedurat e identifikimit janë kryer tashmë në Itali

Secili prej tyre shoqërohej nga dy policë që i shoqëronin njëri përpara dhe tjetri nga pas. “Ne i pamë me shirita në kyçet e dorës dhe kjo na tronditi vërtet”, shpjegon Francesco Ferri, nga Action Aid. "Është e paligjshme," shtoi avokati Gennaro Santoro i Antigone, raporton La Repubblica.

Ata i hipën menjëherë në një autobus që ishte aty pranë. Për procedurën italiane nuk kishte nevojë, pasi tashmë ishin identifikuar, por policia shqiptare, kësaj here, kërkoi që të mund t'i fotografonte. Ndalesa tjetër është qendra e Gjadrit: aty akomodimi i tyre është në qendrën e paraburgimit dhe riatdhesimit, ku do të presin urdhrin e dëbimit, edhe pse avokatët e tyre tashmë po përgatisin ankesat kundër vlefshmërisë së paraburgimit ose për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare.

Afati maksimal i qëndrimit në qendrën e Gjadrit do të jetë 18 muaj. Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Piantedosi, ka theksuar se politikat e reja kanë ulur ndjeshëm fluksin e emigrantëve në Itali dhe se qendrat në Shqipëri janë një model efektiv menaxhimi.

Me këtë dekret qeveria italiane nuk ka ndryshuar destinacionin e qendrës, por synon ta përdorë edhe për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në pritje të dëbimit. Fillimisht, kjo qendër ishte menduar për mbajtjen deri në 28 ditë të azilkërkuesve të shpëtuar në det nga anijet ushtarake italiane, të ardhur nga vendet e konsideruara të sigurta, për t'iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare. Tani, emigrantët e dëbuar do të mbahen në Gjadër deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre.

SI.E./Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artan: 11/04/2025 18:24

    Shume keq … keto nuk kane asgje per te humbur do dalin nga kampi( per italine aq me mire se nuk duhet te shpenzoje me per ta) dhe do behen problem per popullaten lokale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?