Sociale
Bota

Marrëveshja/ 43 emigrantët do qëndrojnë në kampin Gjadrit, Italia u refuzon kërkesat për azil

30 Janar, 15:48| Përditesimi: 31 Janar, 20:16

  • Share

SHENGJIN - 43 emigrantet e ardhur në Shqipëri të martën dhe të vendosur në kampin e Gjadrit do të qëndrojnë aty, ndërsa për njërin prej tyre ende nuk është marrë vendim.

Të gjitha kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare të paraqitura nga emigrantët e sjellë në qendrat në Shqipëri janë shpallur qartësisht të pabazuara. Pas vetëm një dite intervistash, kërkuesit morën një përgjigje të menjëhershme nga Komisioni Territorial, një organ administrativ i emëruar me dekret nga Ministria e Brendshme.

Refugjatët tashmë kanë 7 ditë kohë për të apeluar refuzimin e kërkesës së tyre, ndërsa në këtë mënyrë i jepet e drejtë qeverisë italiane për të sjellë emigrantë në Shqipëri në bazë të marrëveshjes Rama-Meloni të nënshkruar në nëntor të vitit 2023 në Romë.

"Siç prisnim - raporton Komiteti për Azilin dhe Emigracionin - rezultatet e kërkesave për azil ishin të gjitha negative, sepse ato u konsideruan "qartësisht të pabazuara",-  shkruan ANSA.

Ndërkohë vetëm një rast nuk ka marrë refuzim, pasi për të do të vijojnë procedura të mëtejshme përpara marrje së një vendimi e kushtëzuar edhe nga rrethana shëndetësore.

Kjo marrëveshje i riaktivizua pas një pauze 2 mujore, teksa të martën në Shqipëri, me anijen Cassiopea, erdhën 49 emigrantë por verifikimit në qendren protëse në Shëngjin 6 prej tyre u kthyen sërish në Itali, pasi 4 ishin rezultun minoren dhe 2 të tjere kishin probleme shëndetësore.

Cassiopea është anija e tretë që ka ardhur në vendin tonë për të sjellë emigrantë, ndërkohë që dy operacionet e parë në tetor dhë nëntor dështuan, pasi ndalimi i emigranteve u konsiderua i paligjshem nga Gjykata e Romes, pasi nuk vinin nga vende të sigurta.Për këtë, qeveria italiane miratoi një dekret të veçantë që sipas saj u mbështet edhe nga Gjykata e Kasacionit, por megjithatë fjalën e fundit për këtë çështje do ta thotë Gjykata Europiane e Drejtësisë që pritet të shprehet me 25 Shkurt.

S.G/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?