Prej muajit mars po punohet me intensitet për ndërtimin e kampit të emigrantëve në Gjadër të Lezhës. Report Tv sjell pamjet me dron, ndërsa strukturat akomoduese janë ngritur dhe tashmë po punohet për vendosjen e logjistikës dhe sistemimin e ambjenteve të jashtme. Brenda muajit gusht kampi i refugjateve në Gjader pritet të jetë gati.
Ky investim i shtetit Italian po rigjallëron dhe i jep zhvillim këtij fshati. Kështu shprehet kryeplaku i Gjadrit Aleksandër Preka, sipas të cilit shumë banor të zonës janë punësuar aty si dhe ka patur rritje të xhiros në bizneset e zonës.
“Ka ndërruar fshati me 50%. Po kërkohen punëtorë dhe po i paguajnë shumë mirë. Janë tepër të kënaqur, as nuk i stërmundojnë. Tregtia ka pësuar rritje 16%, po shiten produkte të nevojshme.”
Me ngritjen e kampit të refugjateve, Gjadri do të ketë vëmendje dhe sa i përket investimeve kryesisht në infrastrukture dhe rrjetin elektrike thotë kryeplaku Aleksandër Preka.
Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit të shkuar, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.
O kryeplak,do te perfitoje disa fishin e atyre qe perfiton tani sikur te ishte baze ushtarake e NATO-s dhe jo kamp refugjatesh dhe me refugjatet do ju vijne dhe semundjet ekzotike si ebola,dengeja,sarsi,etj,apo e harrove c'hoqet nga Covidi dhe ky s'ishte asgje para ketyre?! Sa per ata /punetoret/,ata do te jene te perkohshem,me mbarimin e punimeve nuk do te kene me nevoje,vetem po u desh ndonje pastrues WC.Dhe ne fund dy pyetje per t'a bere esell kete kryeplak qe leviton mes avujve te euforise se perfitimeve afat shkurtera dhe atyre te militantizmit politik:Z.Preka,kur kampet e refugjateve sjellin kaq /te mira/ e /perfitime/per ekonomine vendase,si shpjegohet qe Italia na i la /peshqesh/ neve?! Si shpjegohet qe asnje italian nuk u ngrit e t'i kerkonte qeverise italiane t'i mbante ne Itali keto burime /mireqenieje/ qe ndryshokan jeten e vendasve 50 %,por pranojne t'i marrin lezhianet?!
PërgjigjuKush i pyt lezhjanët!? Do Rama me Saliun Liken e Bashën, s'ka shqiptar që kundërshton projektin e Ndraghetas e Camorras.
Ne gusht priten emigrantet e pare?? A kane thene qe ata qe ndalohen ne ujra do sillen ne shqipni. Pra ne vend qe ti ndalojne te vijn nga afrika keta e dijne kur vijn sa vijn e si vijne. Shkurt biznes qe te gjith e dijme tani
PërgjigjuShume mire qe vijne ne gusht ne menyre qe te shenohen si turiste ne qitapet e kryeministrise or teeeejjjjj
Kot nuk futen lezhjanet si emigrante qe te hane e te pine qyl or teeeejjjjj
PërgjigjuUrime nipin afrikan o kryeplak!E ke prej Rames!
PërgjigjuDon me thu partnerin afrikan
Ja futi kollaren Meloni Rames. Qa jemi ne kosh plehrash.
Përgjigju