Bashkia e Memaliajt ka shprehur gatishmërinë për të strehuar emigrantët që pritet të vijnë në vendin tonë nga marrëveshja me Italinë.
Kryebashkiaku i Memaliajt Albert Malaj, i zgjedhur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” i ka dërguar një letër-propozim kryeministrit Edi Rama për strehimin e refugjatëve në territorin e bashkisë që ai drejton.
Në një reagim për Report TV, Malaj bën me dije se në letër i ka ofruar kryeministrit dy lokacione që të jenë të përshtatshme për strehimin e refugjatëve. Lokacioni i parë është ndërtesa dy katëshe e ish-shkollës 8 vjeçare të Memaliajt e cila sot e kësaj ditë është e papërdorshme, ndërsa lokacioni i dytë është ish spitali i Memaliajt, një godinë tre katëshe.
Sipas Malajt, tek të dyja ndërtesat që ndodhen në brendësi të qytetit, duhet fillimisht të investohet që të jenë të përshtatshme për t’u akomoduar refugjatët, e ndërsa nënvizon se bashkia nuk ka kapacitet financiar për ta bërë një gjë të tillë. Malaj ka kërkuar vlerësimin e kushteve akomoduese dhe investuese nga qeveria.
Kapaciteti total akomodues vlerësohet të jetë për 1000 persona. Kryebashkiaku i Memaliajt shprehet se këtë iniciativë dhe vetë-ofrim për strehimin e refugjatëve, e ndërmori bazuar në eksperiencën e tij personale pasi si ish ushtarak që ka shërbyer në FA të Shqipërisë në misionet jashtë vendit si në Afganistan apo dhe zona të konflikte, ka përballuar dhe menaxhuar flukse të tilla refugjatësh. Ndërkaq Memaliaj, siç thotë ai ka eksperiencën e saj pritëse dhe akomoduese që prej vitit 1999 kur ka pritur me mijëra kosovarë në kohën e luftës.
Më herët edhe Kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Hil Curri i ka shpreh gatishmërinë që të presë në bashkinë që drejton refugjatët që pritet të mbërrijnë në vendin tonë pas marrëveshjes të nënshkruar me Italinë.
Po Memaliaj nuk na paska nevoje per spital e shkolle qe kerkoke t'u ndryshosh destinacion?! Perpara se te mendosh per emigrantet,a nuk do te ishte me mire te mendoje me pare per te strehuar ne ato godina varfanjaket e nevojtaret e zones?! Mos me thuaj qe Memaliaj lundroka ne bollek aq shume,sa tani po mendon te zgjidhe hallet e Afrikes e Azise?!
Përgjigjua te hengert mortja...o idiot..do me na pru jevgjit o qen ne shqipeeri.
PërgjigjuVetem po hape ndonje miniere apo fabrike BMW se nuk ke cfare bejne atje nuk ka lek as ne memaliaj pra duhet nje fabrike ne zone nga gjermania audi ose Opel ose BMW qe te kete zhvillim memaliaj , ma vjen keq per emigrantet por nese nuk hapen fabrika uzina vetem tju mesojm te pakten shqip se kot do rrine atje ata te gjoret , duhet tju mesojm shqip falas dhe te hapen minierat pa miniera do merziten duke ndenjur kot ! Gjithsesi besoj deri vitin tjeter kalon goxha kohe kushedi cbehet si politike evropiane
PërgjigjuKy mendon se po vajten afrikanet ne memaliaj ky si kryetar me celsat e kashtes ne dore do administroj fondet e qeverise italiane qe ti vjedhi te gjitha per vete,o kok tope ti je bishti lopates ,lopaten e kane ata ne Tirane per te vjedhur dhe jo ti o koqe kandari.
PërgjigjuDo vjedhe edhe ai dromcat e veta or teeeejjjjj
Ky kok lopa le tja kerkoi atyre qe e votuan dhe e propozuan,injorante te ndyre.
Përgjigju