LEZHË- 15 emigrantë të tjerë të dëbuar nga Italia kanë mbërritur ditën e sotme në Portin e Shëngjinit, pas marrëveshjes me Italinë. Anija është ankoruar në port dhe pritet që emigrantët të dërgohen më pas në kampin e Gjadrit nën masa të rrepta sigurie.
Ky është kontingjenti i dytë i emigrantëve të dëbuar që vijnë në vendin tonë, pasi më herët mbërritën 40 emigrantë, ku 16 prej tyre deri tani janë larguar nga kampi i Gjadrit, ku sipas burimeve janë riatdhesuar.
Në bazë të dekretit të Qeverisë Italiane kontigjente të tilla qëndrojnë në kampin e Gjadrit derisa të deportohen në vendet e tyre të origjinës, ku afati maksimal i qëndrimit do të jetë 18 muaj. Fillimisht, kampi i Gjadrit ishte konceptuar për të strehuar përkohësisht azilkërkuesit e shpëtuar në det nga anijet italiane, për një periudhë deri në 28 ditë. Por me dekretin e ri të qeverise Meloni, “Gjadri” do të shërbejë edhe si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili dhe pritet të deportohen në vendet e tyre të origjinës.
Komente
