‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija ‘Libra’ sjell në Shëngjin 8 emigrantë të tjerë (VIDEO)

8 Nëntor, 07:15| Përditesimi: 8 Nëntor, 14:02

  • Share

SHËNGJIN- Anija “Libra” e marinës italiane, me 8 emigrantë në bord; 6 nga Egjipti dhe 2 nga Bangladeshi zbarkoi rreth orës 8:00 të së premten së 8 nëntorit në Portin e Shëngjinit.

Pas procedurave brenda anijes, në orën 09:00, emigrantët zbritën grupe-grupe dhe u vendosën në qendren pritëse brenda portit të Shëngjinit. Aty kryhet identifikimi dhe kontrolli shëndetësor e më pas me autobus emigrantët dërgohen në kampit e Gjadrit. Operacioni zhvillua nën masa të sigurie, të karabinierëve italianë dhe policisë shqiptare.

Në bordin e anijes Libra mund të udhëtojnë deri në dyqind persona dhe ky ishte objektivi i shpallur i qeverisë italiane kur filloi operacioni. Por në praktikë, vetëm pak emigrantë mund të kalojnë nëpër procedurat e përshpejtuara të kufirit, të cilat janë kusht për hyrjen në qendrën pritesë të Shqipërisë.

Grupi i parë i emigrantëve të cilët mbërritën më 16 tetor qëndruan vetëm tre ditë në Shqipëri, pasi Gjykata e Romës detyroi Italinë të kthejë mbrapsht kontigjentin e azilkërkuesve sepse nuk vinin nga vende të sigurta.

Për të zgjidhur ngërçin, më 21 tetor kryeministrja Giorgia Meloni nxori një dekret ku përditësonte listën e vendeve të sigurta. Dekreti synon të heqë përfundimisht barrierat për zbatimin e marrëveshjes Rama-Meloni për strehimin në Gjadër të emigrantëve azilkërkues.

Ora 09:08
Report Tv sjell pamjet, momenti kur 8 emigrantët zbresin në portin e Shëngjinit

 

Report Tv sjell pamjet kur zbresin në portin e Shëngjinit 8 emigrantët që erdhën mëngjesin e sotëm me anijen ‘Libra’.

Nën masa të rrepta sigurie ata u vendosën në qendrën pritëse ku do te qëndrojnë për disa orë dhe më pas do të transferohen në kampin e Gjadrit.

Ora 07:53
Solli 8 emigrantë të tjerë, momenti kur anija ‘Libra’ ankorohet në Portin e Shëngjinit

 

Anija ‘Libra’ që solli 8 emigrantë të tjerë është ankoruar në Portin e Shëngjinit. Report Tv sjell pamje nga mimenti kur anija ankorohet në port.

8 emigrantët do të vendosen në qendrën pritëse në Shëngjin, ku do t’iu nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor dhe më pas do të transferohen në kampin e Gjadrit.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meloni Rama: 08/11/2024 11:18

    U mbars Mali dhe polli nje Mi. Plot 8 emigrante ????????

    Përgjigju
  • Meloni: 08/11/2024 10:11

    Qekan shume emigrante. Yhhyyy 8 veta! Cfar karagjozesh jane Meloni dhe Rama! Po kaq emigrante i mbaj une ne bodrum po te doni! Edhe i punesoj se na duhen se po ikin punetoret nga qeverisja e ketij gomari.

    Përgjigju
  • gjader: 08/11/2024 08:41

    nuk e kuptoj ksenofobine e gjykatave te romes nga shqiperise thua se nje vend kandidat ne be nuk i ploteson kriteret te jete vend i sigurte vetem pse ne ballkon shohin nongraten

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 08/11/2024 10:10

      Shqiperia eshte me e sicuro se Italia .ata qe vine ne shqiperi do te kthehen ne vendetta e tyre , ashtu si Italia kthen shqiptaret e pa deshiruar ne Shqiperi .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?